27.1 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

U konstatua duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndërprerë punimet/ Arrestohet 36-vjeçari në Lezhë

Një 36-vjeçar nga Lezha përfundoi në pranga pasi u konstatua duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndërprerë punimet.

Policia e Lezhës bënë me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. D., 36 vjeç, banues në Balldre, Lezhë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompetente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet.

Njoftimi i policisë

U konstatua duke ndërtuar pa leje dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndërprerë punimet, vihet në pranga 36-vjeçari.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe prishjen e objekteve pa leje, veçanërisht në zonën e bregdetit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, gjatë kontrollit të vijës bregdetare të Shëngjinit kanë konstatuar ndërtimin e një objekti pa leje e organeve kompetente.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. D., 36 vjeç, banues në Balldre, Lezhë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit rublik”.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa leje nga autoritetet kompentente te “Rana e Hedhun”, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre për të ndërprerë veprimet.
Gjithashtu, para disa ditësh, në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”, nga ana e IKMT-së, shtetasit B. D. i është prishur objekti që po rindërtonte, pasi nuk dispononte lejen përkatëse.
Më datë 19.06.2021, ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke rindërtuar objektin e prishur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...