26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

U vunë në pranga për koncensionin e sterilizimit, nis seanca gjyqësore ndaj biznesmenit dhe ish-zv. ministrit

Një ditë pas arrestimit, sot kanë dalë para gjykatës ish-zv.mininistri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, të cilët u vunë në pranga për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Ka nisur seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, klodjan rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, të cilët u arrestuan dje për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Ata u arrestuan dje me urdhër të SPAK, nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikim dokumentash në bashkëpunim dhe mashtrim ish zëvendësministrin e shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncensionin e sterilizimit afro 100 milionë dollarë të 8 vjetëve më parë.

Ndërkohë, hetimet vijojnë mbi “përgjegjësitë penale të personave të tjerë, të cilët gjatë kësaj procedure kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës”.

Po ashtu mësohet se gjatë miratimit të arresteve Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani si dhe 4 zyrtarëve të tjerë, që kanë patur lidhje, dyshime për shkelje ligjore dhe dijeni për këtë koncension.

SPAK ka marrë dëshmi edhe nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me të cilin biznesmeni Rrapaj kishte vendosur kontakte të shpeshta. Hetimet vazhdojnë ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të vihet apo jo nën akuzë edhe Beqaj.

Vetë ish-ministri ka hedhur poshte dyshimet se ka kryer favorizime korruptive në kontrata. Ndërkohë, ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u thirr dje në SPAK për shpjegime mbi çështjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...