26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“U zhgenjeva nga “, Françeska Murati në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”

Françeska Murati, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”, u shpreh e lumtur për eksperiencën e saj dhe tha se të pestë finalistët e meritojnë finalen e madhe të 25 majit. E ftuar në “Fan Club”, ish-banorja shprehu ndër të tjera zhgënjimin nga Heidi, me të cilën kishte ndërtuar një miqësi që më vonë u zëvendësua me konflikte dhe debate. Sipas Françeskës, Heidi e përdori për skemat e saj në lojë.

“Miqësia nga ana ime ka qenë shumë e sinqertë në fillim. Kam hyrë me pritshmëri për të qenë shoqe me të gjithë, për të pasur relata të vërteta me të gjithë brenda shtëpisë. Nga ana e Heidit, rezultoi që ishte shumë ndryshe, ishte një skemë. U zhgënjeva nga fakti që ajo u afrua me mua, u prezantua si shoqja ime, donte të krijonte marrëdhënie me mua. Vinte në krevat, ftonte dhe Romeon, thoshte të kam shoqe. Shkonte në dhomë të rrëfimit pastaj dhe thoshte Françeska do të hyjë në mes të çiftit. Unë kam ngelur e shokuar,” tha Françeska.

Françeska Murati la mbrëmë garën për çmimin e madh të “Big Brother VIP”, ndërkohë që u shpallën pesë finalistët: Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Heidi Baci dhe Meriton Mjekiqi.

Mes të qeshurave, ajo shtoi se tashmë bashkëshorti i saj, Ergysi, e thërriste me humor “Dorina”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...