10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 1, 2026
spot_img

“Udhëheqësja jonë e dashur nuk është më me ne” – ndërron jetë Khaleda Zia, ish-kryeministrja e Bangladeshit

Khaleda Zia, kryeministrja e parë grua e Bangladeshit dhe një nga figurat më të rëndësishme të historisë politike të vendit, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, raportojnë mediat ndërkombëtare, përfshirë BBC.

Ajo u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit, ndërsa prej ditësh ndodhej në gjendje kritike shëndetësore. Mjekët kishin bërë të ditur se gjendja e saj ishte “jashtëzakonisht e rëndë” dhe se Khaleda Zia ishte vendosur në aparate mbështetëse për jetën. Për shkak të moshës së thyer dhe problemeve të shumta shëndetësore, ekipet mjekësore kishin vlerësuar se nuk ishte e mundur të aplikoheshin disa trajtime njëkohësisht.

Lajmi i ndarjes nga jeta u konfirmua zyrtarisht nga Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP), të cilën ajo e drejtoi për dekada me radhë.
“Udhëheqësja jonë e dashur nuk është më me ne. Ajo u nda nga jeta sot në orën 6 të mëngjesit,” thuhet në njoftimin e publikuar nga BNP në rrjetet sociale.

Khaleda Zia u bë kryeministre për herë të parë në vitin 1991, pasi udhëhoqi partinë e saj drejt fitores në zgjedhjet e para demokratike të Bangladeshit pas rreth dy dekadash sundimi autoritar. Ajo shërbeu më pas edhe një mandat tjetër, duke u kthyer në një figurë qendrore të jetës politike të vendit.

Politika e Bangladeshit për dekada me radhë është dominuar nga rivaliteti i ashpër mes Khaleda Zias dhe Sheikh Hasinës, një përplasje që ka ndarë thellë shoqërinë dhe ka shënuar alternime të vazhdueshme mes pushtetit dhe opozitës.

Pavarësisht problemeve serioze shëndetësore, partia e saj kishte bërë të ditur më herët se Khaleda Zia pritej të kandidonte në zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për muajin shkurt, zgjedhjet e para pas revolucionit që çoi në rrëzimin e rivales së saj politike, Sheikh Hasina.

Ndarja nga jeta e Khaleda Zias shënon fundin e një epoke në politikën e Bangladeshit, duke lënë pas një trashëgimi të fortë, por edhe thellësisht polemike, në historinë moderne të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“500 mijë votues nuk janë ‘hale’”/ Bardhi kundër gjuhës së Ramës: Urrejtje, jo politikë

0
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me strukturat e PS...

“Rama ka bërë pakt me krimin”/ Vokshi: Ndërkombëtarët po shohin realitetin, Shqipëria pa progres...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se perceptimi i ndërkombëtarëve për Shqipërinë dhe qeverinë ka nisur të ndryshojë, duke theksuar se “maska...

“Deri më 5 maj përfundon riasfaltimi” – Klevis Kaso flet për projektin e ujësjellësit...

0
Drejtuesi i Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, Klevis Kaso, është prezantuar për mediat, ku ka evidentuar problematikat në rrjetin e ujit të pijshëm dhe ka...

“Fund përmbytjeve?” – rehabilitohet kanali kullues në Vlorë, Bashkia ndërhyn pas vitesh neglizhence

0
Pas vitesh problematikash dhe mungese ndërhyrjeje, një nga kanalet kryesore kulluese në Vlorë po i nënshtrohet një rehabilitimi të plotë nga Bashkia, me qëllim...

Përplasje për “Vlora Invest”, Bashkia akuzon Prefektin: “Qëndrimi i paligjshëm po bllokon procedurat”

0
Një përplasje institucionale është shfaqur mes Bashkisë Vlorë dhe Prefektit të Qarkut, lidhur me vendimin për krijimin e shoqërisë “Vlora Invest” sh.p.k., duke ngritur...