25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Policia australiane: Autorët e masakrës në Bondi Beach vepruan të vetëm, pa lidhje terroriste

Dy autorët e sulmit vdekjeprurës në Bondi Beach të Sidneit, ku humbën jetën 15 persona, dyshohet se kanë vepruar të vetëm, pa ndihmë të jashtme dhe pa qenë të lidhur me ndonjë organizatë terroriste, bëri të ditur Policia Federale Australiane.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, komisionerja e Policisë Federale Australiane, Chrissy Barrett, deklaroi se provat e deritanishme të hetimit nuk tregojnë për përfshirjen e ndonjë rrjeti të organizuar apo mbështetje nga jashtë.
“Këta individë duket se kanë vepruar vetëm,” tha Barrett, duke theksuar se nuk ka indicie për koordinim me palë të treta apo udhëzime nga organizata terroriste, pavarësisht shkallës së rëndë të sulmit.

Sulmi ndodhi në Bondi Beach, një nga zonat më të frekuentuara të Sidneit, duke tronditur thellë opinionin publik australian. Pesëmbëdhjetë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën, në një incident që përkoi me zhvillimin e një feste hebraike, çka fillimisht ngriti dyshime për një motiv të mundshëm fetar ose terrorist.

Komisionerja Barrett sqaroi se koha e sulmit është analizuar me kujdes nga autoritetet, por deri tani nuk ka prova që të mbështesin tezën se autorët kishin motive ideologjike ose fetare të lidhura me terrorizmin e organizuar. Sipas saj, hetimet po përqendrohen tani në profilin personal të autorëve, historinë e tyre dhe rrethanat që çuan në aktin e dhunshëm.

Ndërkohë, Policia Federale Australiane vijon punën hetimore, duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, të dhënat dixhitale dhe prova të tjera materiale, me qëllim zbardhjen e plotë të motiveve dhe mënyrës së përgatitjes së sulmit. Autoritetet theksojnë se hetimi është ende në zhvillim dhe se asnjë pistë nuk është përjashtuar përfundimisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...