31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Ushqimet që nxisin shëndetin e zemrës: Si të mbani zemrën tuaj të fortë

Presioni i lartë i gjakut, obeziteti, kequshqyerja, pirja e duhanit dhe diabeti e kthejnë zemrën në një bombë me sahat. Por ka shpresë për ta kthyer mbrapsht orën e zemrës suaj ose për të frenuar ritmin e plakjes e muskulit më të rëndësishëm të trupit.

Madje ka dhe studime të fundit që tregojnë se 50% e goditjeve nga ataku kardiak mund të parandalohen me disa ndryshime të vogla në mënyrën e të ushqyerit.

Duke u referuar tek këto studime, jane identifikuar disa nga ushqimet absolutisht më të mira.

Çokollata e zezë: Kakaoja, polifenolët dhe flavanolet e përmbajtura ndihmojnë për të mbrojtur zemrën.

Bishtajoret: Burim i mirë i magnezit, folatit dhe kaliumit, duke ulur presionin e gjakut.

Domatja: Likopeni, antioksidanti i pasur, ka lidhje me uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.

Arrat: Përmbajnë antioksidantë dhe omega-3 që mund të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Farat e linit: Bimë e pasur me omega-3, ndihmon në luftën kundër inflamacioneve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Hudhra: Ka antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e bllokimit të arterieve.

Kosi i bardhë: Ndihmon në uljen e presionit të gjakut për shkak të vitaminës D, kalciumit dhe kaliumit.

Patate të ëmbla: Përmbajnë fibra dhe karotenoid, duke ndihmuar në uljen e rrezikut të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Kikirikë të zier: Përmbajnë fibra dhe janë një burim i mirë i nutrientëve.

Ka rëndësi të theksohet se këto ushqime duhet të konsumohen në kontekstin e një diete të përgjithshme të shëndetshme dhe aktive fizikisht. Këshillohet gjithashtu konsultimi me një mjek ose një dietolog për të marrë rekomandime individuale bazuar në gjendjen shëndetësore të secilit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...