21.3 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

“Ushtria ruse po bombardon masivisht qytetin e Lsychanskut”/ Moska kërkon izolim të rezistencës ukrainase

Forcat ushtarake ruse vazhdojnë sulmet në Donbas, teksa po mundohen të rrethojnë plotësisht forcat e rezistencës ukrainase në qytetet e Lysychanskut dhe Severodonjeckut në rajonin e Luhanksut, ku ndodhen dhe dy qytetet fqinje.

Sipas autoriteteve, forcat ukrainase po përballen me sulme të pareshtura artilerie në Lysychansk.

“Ushtria ruse po bombardon masivisht qytetin e Lsychanskut”, – deklaroi Sergyi Gaiday, guvernatori i rajonit Luganskut, që përfshin të dy qytetet. “Ata po shkatërrojnë çdo gjë atje…Ata shkatërruan ndërtesa dhe fatkeqësisht ka viktima”.

Në përditësimin ditor të inteligjencës britanike, më 22 qershor thuhet se rezultati i luftës do të varet kryesisht nga aftësia e palëve për të çuar njësi rezerviste në front.

 

 

Inteligjenca britanike vuri theksin me atë që e quajti “humbjet e jashtëzakonshme” mes forcave separatiste të mbështetura nga Moska në rajonin e Donjeckut, që sipas shifrave të publikuara nga autoritetet separatiste, më shume se 2100 ushtarë janë vrarë dhe 8900 të tjerë janë plagosur, çka përben rreth 55 për qind të totalit të forcave ushtarake në rajon.

Në deklaratë thuhet se edhe humbjet e forcave ushtarake ruse, të cilat nuk janë publikuar zyrtarisht nga Kremlini që nga 25 marsi, ka gjasa të kenë pësuar humbje të ngjashme.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se situata ushtarake ishte shumë e vështirë.

“Ky është me të vërtetë vendi më i vështirë. Pushtuesit po bëjnë presion të fuqishëm,” tha Zelenskiy në një fjalim të së martës në mbrëmje.

Në Severodonjeck, ushtarët ukrainas vazhdojnë të rezistojnë në fabrikën kimike Azot. Rreth 500 civilë janë strehuar në uzinë dhe sipas autoriteteve rajonale, forcat ruse po e kthejnë zonën “në gërmadha”.

Komanda ukrainase tha gjithashtu se forcat e saj zmbrapsën një përpjekje zbulimi në Metyolkine, për të cilën Ukraina ka konfirmuar se ishte pshtuar nga rusët.

Kreu i administratës shtetërore rajonale të Harkivit, Oleh Synegubov, tha se të paktën 15 civilë u vranë në rajon nga bombardimet ruse më 21 qershor.

/Rel

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...

SPAK e çon për gjykim Erion Isain: Tendera të orientuar, projekte fiktive dhe komunikime...

0
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, është marrë i pandehur nga SPAK dhe është dërguar për gjykim, nën akuzën se ka favorizuar kompaninë “A&E Engineering”...

“Easy Money” godet mafiet shqiptare dhe italiane/ Shkatërrohet banka klandestine që qarkullonte deri në...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i koduar “Easy Money” ka goditur një rrjet të sofistikuar pastrimi parash që dyshohet se financonte dhe pastronte të...