29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për pedagogët dhe studentët/ Rama: “Këtu nuk ka dua apo nuk dua”

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të enjte Rezidencën Studentore Universitare nr.2. Gjatë këtij inspektimi Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se vaksinimi mund të bëhet i detyruar për studentët dhe pedagogët.

Ai tha se vaksinimi është një nevojë nëse duam të vazhdojë rrjedha normale e jetës akademike, praktikë kjo e ndjekur dhe nga vende të tjera botërore sipas kryeministrit.

Sipas Ramës, studentët, por edhe pedagogët kanë përgjegjësinë që të mbrojnë jo vetëm veten, por edhe të tjerët.

“Ajo që është me rëndësi dhe duhet të komunikojmë intesivisht me gjithë rektoratin është që mund të vijë momenti, duke pasur parasysh me ca po ndodh në botë, duke pasur parasysh rreziqet e variantit ‘delta’ që vaksinimi për studentët që do hyjnë në auditorë të bëhet i detyrueshëm. Nëse vjen momenti mos thonë që nuk na thanë. Këtu nuk ka dua apo nuk dua. Është përgjegjësi që nëse për veten e tyre mund të thonë ne nuk duam t’ja dimë, të tjerët mos ti marrin në qafë.

Edhe për pedagogët e njëjta gjë, nuk ka nuk dua. Kanë përgjegjësi të mbrojnë edhe të tjerët”, tha Rama.

“Mund të vijë momenti, duke pasur parasysh me atë që po ndodh nëpër botë, që vaksinimi do të jetë i detyrueshëm dhe duhet t’ia komunikojmë intisivisht me qëllim që kur të vijë momenti të mos thonë pse s’na thanë. Mund të mos e bësh, por do rrish jashtë, nuk do futesh në auditorë.

Për të gjithë ata që janë pjesë të aktivitetit për të qenë bashkë me të tjerë. Nëse për veten e tyre mund të thonë s’ia dimë të tjerët. Vaksina nuk të heq rrezikun e infektimit, por të bën që kur të infektohesh ta kalosh më lehtë. Askush s’ia ka borxh askujt për të shkuar në spital se të tjerët thonë s’dua” -u shpreh Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...