21.5 C
Tiranë
Sunday, May 10, 2026
spot_img

Vasili: “Mashtrimi i Ramës me shëndetësinë falas, rreth 400 mln euro paguhen nga vetë qytetarët!”

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaroi se kryeministri Edi Rama po mashtron qytetarët me të ashtuquajturën shëndetësi falas.

Në një reagim në ‘Facebook’, Vasili thekson se rreth 400 milionë euro paguhen nga vete qytetarët. Vasili theksoi se “Scan Intel” ka analizuar koston e shëndetit për shqiptarët, si dhe paratë e shpenzuara drejtpërdrejtë nga vetë qytetarët.

MESAZHI I VASILIT
Mashtrimi me shëndetësinë falas, rreth 400 milionë euro paguhen nga vete qytetaret!
Mashtrimit me shendetesine falas te trumbetuar me te madhe nga Edi Rama i ka dale plotesisht boja.
E kam kundërshtuar me forcë kete mashtrim vulgar te pabazuar ne asnje evidence.

“Scan Intel” ka analizuar koston e shëndetit për shqiptarët, si dhe paratë e shpenzuara drejtpërdrejtë nga vetë qytetarët.
Nga shpenzimet për shëndetin një pjesë e madhe parash dalin edhe nga xhepat e qytetarëve, ku përfshihen pagesat në klinikat dhe spitalet private, ilaçet, dhe fatkeqësisht edhe ryshfeti.
Anketa e fundit e buxhetit të familjes, mbetet një prej dokumenteve më të rëndësishëm sa i përket statistikave publike.
Anketa e fundit i referohet vitit 2021 dhe tregon se si i ndajnë shpenzimet mujore familjet shqiptare, nga ku rezulton se ato per shëndetin në vit kjo shifër ngjitet pranë rreth 54 mijë lekëve.
Në rast se këtë shifër e shumëzojmë me totalin e familjeve në vendin tonë, rreth 765 mijë të tilla, shifra fiksohet në 41.7 miliardë lekë, ose rreth 370 milionë euro qe paguhen drejtpdrejt nga xhepi i qytetareve.
Vetem per shkak te Pandemise qytetaret paguan rreth 270 milion euro nga xhepi.
Pra Shëndetësia falas ishte thjesht dhe vetëm një mashtrim elektoral sepse realiteti provoi te kundërtën, pra një shtim si kurrë me pare te shpenzimeve te qytetareve.
Prova me e qarte eshte rritja shume e madhe e aktivitetit te spitaleve dhe poliklinikave private.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Autostrada e kokainës” në Atlantik goditet nga operacioni ndërkombëtar – sekuestrohen 11 ton drogë...

0
Një operacion i gjerë ndërkombëtar i udhëhequr nga autoritetet spanjolle ka goditur një nga rrjetet më të mëdha të trafikut të kokainës përmes Oqeanit...

Horoskopi ditor, e Diel, 10 Maj 2026

0
♈ Dashi Kërkohet më shumë durim dhe strategji. Mos u nxito në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Energjia është në favorin tënd. Ditë shumë e mirë për...

Parashikimi I motit, e Diel, 10 Maj 2026

0
Gjatë ditës priten reshje te lehta në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites mund të ketë vranësira të...

Tragjedi në Durrës/ 19-vjeçarja hidhet nga kati i pestë, humb jetën në vendngjarje

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Durrës, ku një vajzë 19-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është...

“Nga ekrani te kullat”/ Donald Veshaj futet në biznesin e ndërtimit, projekt për një...

0
Donald Veshaj duket se po hedh një hap të madh larg televizionit, duke hyrë zyrtarisht në tregun e ndërtimit dhe investimeve imobiliare. Emri i...