23.2 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Veliaj inspekton punimet te gjimnazi “Partizani”: Kjo është shkolla e 42-të në këtë mandat

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet te gjimnazi “Partizani”, një tjetër investim i rëndësishëm, që i shtohet buqetës prej 42 shkollave të ndërtuara në kryeqytet. Veliaj tha se çdo shkollë po bëhet më e mirë se tjetra.

“Kur të mbarojë, me cilësinë e punimeve që pashë, si po e përforcojmë shkollën e vjetër, si po shtojmë klasat e reja, laborator dhe bibliotekë të re, po ashtu edhe një super palestër, shkolla “Partizani” do të jetë vërtet më e mirë se “Samiu”. Madje, edhe fasada. Mezi pres që diplomimin e brezit të 2023-it, në qershor, të jemi këtu, t’i japim një fillim të ri ‘Partizanit’. Shkolla e re do të jetë vërtetë një stoli për Njësinë 8, por edhe një burim i jashtëzakonshëm dijesh e energjie pozitive për komunitetin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se punët po bëhen për gjeneratat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. “Kjo është shkolla e 42-të në këtë mandat. Sigurisht, ai që sheh zi, do të thotë se nuk është bërë asgjë. Ai që sheh me qartësi, do thotë ‘inat kije, por hakun mos ia ha’. Shkollat janë bërë dhe ky është realiteti. Ne duhet të fokusohemi që puna të mbarojë në afat. S’ka lidhje fare me zgjedhjet sepse qershori është pas zgjedhjeve. Nuk bëjmë asgjë me ngut për shkak të fushatës, por i bëjmë siç duhet sepse në fund planet nuk janë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme. Nëse punojmë për gjeneratat e ardhshme, i kemi punët në rregull. Po u morëm me këto llogaritë e vogla, si e tha, si ma tha, me cic-mice, humbasim kohë shumë të çmuar”, theksoi Veliaj.

Me ndërtimin e shumë shkollave të reja dhe rikonstruktimin e shumë të tjerave, me cilësi dhe kushte moderne, Veliaj tha se nxënësit do e kenë shumë më të lehtë të marrin dije.

“Jeta për të rinjtë e ‘Partizanit’ do jetë edhe më e thjeshtë për disa arsye: fakti që po ndërtojmë një shkollë të re tek ish-Ujësjellësi, shkollën “Lek Gjiknuri” dhe fakti që, te pjesa e poshtme e Unazës deri tek Bregu i Lumit, do kemi shkollën “Kiço Blushi”, do të thotë se ulim ndjeshëm dyndjen te ‘Partizani’. Edhe fakti se hapëm një gjimnaz tjetër si “Luan Hajdaraga”, është garanci se po ndërtojmë dhe rindërtojmë shkolla që u shërbejnë nxënësve në çdo drejtim”, përfundoi Veliaj.

Gjimnazi “Partizani” po rindërtohet më i fortë dhe me cilësi shumë më të mirë se ç’ishte më parë, për të mirëpritur nxënësit në vitin e ri shkollor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...