26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Vendet e pasura po bllokojnë donacionet për shkak të Omicron-it/”Do të rikthehemi në fillimet e pandemisë”

Aleanca e Vaksinave thotë se vendet e pasura po japin shenja të bllokimit të donacioneve për vaksinat, nxitur nga shqetësimet për variantin Omicron. E njohur si GAVI, aleanca udhëheq përpjekjet për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në vendet në zhvillim.

Shefi ekzekutiv i Aleancës së Vaksinave apo siç njihet Gavi, Dr. Seth Berkley, paralajmëroi se bota mund të përballet me një situatë të ngjashme me atë të fillimit të pandemisë, çka do të përforconte treguesit e pabarazisë në shpërndarjen e vaksinës.

“Me variantin Omicron, ajo që kemi parë është paniku në shumë vende, që ka çuar në përshpejtimin e dhënies se dozave përforcuese, si për sa i takon numrit të njerëzve që i marrin ato, por edhe në afatin kohor për marrjen e tyre. Kjo do të thotë se në të ardhmen mund të shohim një situatë, ku vaksinat mund të mos jenë të disponueshme për vendet në zhvillim. Gjithashtu po shohim donatorë që nuk duan të dhurojnë dozat e tyre me shpejt nga ç’munden, për shkak të pasigurisë”, tha zoti Berkley.

Zoti Berkley i referohej dozave përforcuese në vendet e pasura për një kategori të gjerë njerëzish, jo vetëm për ata që rrezikojnë të infektohen me pasoja të rënda nga COVID-19.

Gavi, një partneritet publik-privat me bazë në Gjenevë ka qenë menaxheri kryesor i programit COVAX të mbështetur nga OKB-ja, që fillimisht u angazhua të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit në të gjitha vendet, por kjo ndryshoi pasi vendet më të pasura, madje edhe disa të varfra, filluan të bëjnë marrëveshje dypalëshe për të siguruar vaksina.

Kjo izoloi shumë prej furnizimeve, në sasi të vogla në dispozicion dhe shkaktoi pabarazi të madhe në qasjen ndaj vaksinave. Nga rreth 10 miliardë doza që janë shpërndarë në mbarë botën, shumica dërrmuese kanë shkuar në vendet e pasura. COVAX-i ka shpërndarë pak më shumë se 700 milionë.

“Mesazhi im i rëndësishëm është që udhëheqësit politikë duhet të kujdesen për popullin e tyre, por në një pandemi globale, ata duhet t’i kushtojnë vëmendje përhapjes së virusit në të gjithë botën. Nëse kjo nuk ndodh, krahas shqetësimit në aspektit humanitar, ka një kosto që lidhet me përhapjen e sëmundjes”, tha ai.

Ndërsa mbetet ende e paqartë se sa i rrezikshëm, apo sa rezistent ndaj vaksinave është varianti Omicron, kjo gjë mund të kërkojë rishikimin e vaksinave ekzistuese apo prodhimin e të rejave. Javët e fundit, prodhimi global i vaksinave kundër COVID-19 është rritur dhe furnizimi është më pak problematik sesa dikur. Sfidë mbetet shpërdorimi i tyre.

Por zoti Berkley thotë se më pak se 1% e vaksinave COVAX kanë shkuar dëm.

Gavi pret të ketë 1.4 miliardë doza në dispozicion deri në fund të vitit. Fillimisht kishte vendosur një objektiv për të ofruar 2 miliardë doza.

Por ka ende pikëpyetje lidhur me furnizimet nga prodhuesit, miratimin nga entet rregullatore dhe donacionet e dozave që janë, disi më të paparashikueshme. Kritikët thonë se Gavi ka paragjykuar interesat vetjake kombëtare të disa vendeve dhe ka marrë përsipër përtej mundësive, të furnizojë të gjithë botën, përmes një programi të ri të madh, ndikimi afatgjatë i të cilit është i diskutueshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...