20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vendimi i Uashingtonit për të dëbuar dy diplomatë rusë, reagon Rusia : “Hakmarrje banale”

Vendimi i Uashingtonit për të dëbuar dy diplomatë rusë në kundërpërgjigje ndaj një mase të ngjashme nga Moska, është “hakmarrje banale”, tha ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov.

Në një deklaratë të postuar në Telegram më 7 tetor, ai tha se gjatë një takimi me palën amerikane “unë pyeta bashkëbiseduesit e mi të më shpjegonin se për çfarë akuzohen bashkëkombësit e mi, por nuk më paraqitën argumente… Prandaj, kjo në fakt është një hakmarrje banale, që nuk i shkon për shtati diplomacisë amerikane”.

Të premten, SHBA-ja njoftoi se po dëbonte dy diplomatë rusë në përgjigje të vendimit të Moskës, që muajin e kaluar përjashtoi dy amerikanë.

Moska tha se amerikanët u dëbuan për shkak të lidhjeve me shtetasin rus, Robert Shonov, i cili në të kaluarën kishte punuar në Konsullatën amerikane në qytetin lindor të Vlladivostokut.

Pas një reduktimi të mëhershëm të numrit të diplomatëve, Shonov nisi punën si kontraktor dhe SHBA-ja tha se ai u punësua për monitorimin e rregullt të mediave ruse.

Por, Antonov tha se dy diplomatët e dëbuar amerikanë “po ndërhynin në punët e brendshme dhe po tentonin të minonin sigurinë kombëtare të Rusisë”.

Raportet midis SHBA-së dhe Rusisë janë përkeqësuar që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës në vit më parë. SHBA-ja nuk ka zhvilluar bisedime në nivel të lartë me Rusinë, me përjashtim për çështje specifikime, sikurse aranzhimet për këmbimin e të burgosurve.

Edhe para nisjes së luftës, prania diplomatike e SHBA-së në Rusi ishte reduktuar ndjeshëm pas një dekreti të presidentit rus, Vladimir Putin, që kufizonte punësimin e stafit lokal, teksa rusët që aplikonin për viza amerikane shpesh ishin detyruar të aplikonin në ambasada të një shteti të tretë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...