21 C
Tiranë
Monday, July 6, 2026

Vendosen në zbatim penalizimet ndaj Rusisë/ Franca ndalon një anije, dyshohet se i përket një kompanie ruse të sanksionuar

Policia detare e Francës ka ndaluar një anije që autoritetet dyshojnë se i përket një kompanie ruse, që është shënjestruar nga sanksionet e Bashkimit Evropian, kanë raportuar më 26 shkurt agjencitë AFP dhe Reuters.

BE-ja ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës.

Anija po transportonte vetura dhe ishte nisur drejt Shën Petersburgut. Autoritetet kanë “pasur dyshim të fuqishëm se ajo ishte e lidhur me interesat ruse të shënjestruara nga sanksionet”, tha për Reuters, kapitenia Veronique Magnin nga Ministria Detare e Francës.

Anija më pas është dërguar në portin e Boulogne-sur-Mer në veri të Francës, tha Magnin, duke shtuar se ekuipazhi i anijes ka qenë bashkëpunues gjatë kontrolleve të anijes.

Agjencia e lajmeve ruse, RIA ka raportuar se Ambasada ruse në Francë ka kërkuar shpjegim nga autoritetet lidhur me ndalimin e anijes.

Gazeta franceze, La Voix Du Nord, që ishte e para që raportoi për këtë lajm, tha se anija quhet “Baltic Leader”, që sipas ueb-faqes marinetraffic.com, lundron nën flamurin rus.

Kompania që ka në pronësi anijen i përket një biznesmeni rus që është në listën e sanksioneve të BE-së, tha Magnin.

Më 25 shkurt, shtetet e BE-së u pajtuan për të ngrirë asetet evropiane të presidentit rus, Vladimir Putin dhe të ministrit të tij të Jashtëm, Sergei Lavrov, lidhur me sulmin ndaj Ukrainës. Ndërkaq, më herët janë sanksionuar edhe persona të tjerë.

/REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...