18.7 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Video/Bënte porosi online dhe kërcënonte postierin duke mos u dhënë lekët,arrestohet 32-vjeçari nga Tirana

Një 32-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Shtetit për një seri vjedhjesh me dhunë të kryera përmes porosive online. I riu përdorte një metodë të veçantë: porosiste aparate celularë në adresën e tij dhe, sapo korrierët mbërrinin për dorëzim, i kërcënonte me thikë dhe i grabiste produktet pa paguar.

Operacioni i koduar “Porositësi” u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas hetimeve që zbuluan se i dyshuari ka kryer të paktën tre vjedhje të ngjashme më 15, 21 dhe 27 dhjetor 2024. Po ashtu, ai kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një vepër të ngjashme penale të kryer më parë.

Gjatë arrestimit, policia sekuestroi një celular të vjedhur dhe një shumë parash si prova materiale. Materialet hetimore i janë dërguar Prokurorisë për procedurat e mëtejshme, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar nëse 32-vjeçari është përfshirë në raste të tjera të ngjashme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...