26.9 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Video/ Dalai Lama kërkon falje pas publikimit të një videoje, duke puthur një fëmijë në buzë

Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama kërkoi falje të hënën pas publikimit të një videoje, që tregonte atë duke puthur një fëmijë në buzë dhe që shkaktoi reagime të forta.

Në një deklaratë të postuar në faqen e tij zyrtare, udhëheqësi shpirtëror 87-vjeçar tha se i vinte keq për incidentin dhe dëshironte t’i “kërkonte falje djalit dhe familjes së tij, si dhe miqve të tij të shumtë në mbarë botën, për lëndimin që mund të kenë shkaktuar fjalët e tij”.

Incidenti ndodhi gjatë një tubimi publik në muajin shkurt në tempullin Tsuglakhang në Dharamsala, ku jeton udhëheqësi shpirtëror tibetian në mërgim. Në një moment, një djal i vogël e pyeti nëse mund ta përqafonte.

Dalai Lama e ftoi djalin drejt platformës ku ishte ulur. Në video duket se ai i bëri shenjë ta puthte në faqe, para se ta përqafonte.

Më pas Dalai Lama i kërkoi djalit ta puthte në buzë. “Më thith gjuhën”, dëgjohet duke thënë Dalai Lama ndërsa djali i vogël përkulet duke shkaktuar të qeshura nga publiku.

Pamjet shkaktuan një reagim të fortë në internet, me përdoruesit e mediave sociale që dënuan sjelljen e tij si të papërshtatshme dhe shqetësuese.

“Shenjtëria e tij shpesh ngacmon njerëzit që i takon në një mënyrë të pafajshme dhe lozonjare, madje edhe në publik ose para kamerave”, thuhet në deklaratën e publikuar.

Dalai Lama ka ngritur në qytetin Dharmsala selinë e tij, që kur u arratis nga Tibeti pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez në vitin 1959. India e konsideron Tibetin si pjesë të Kinës, megjithëse pret mërgimtarët tibetianë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...