26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Video/ Lamtumira e mrekullueshme: Katër legjenda të futbollit tërhiqen nga kombëtarja

Sukses, emocione dhe krenari; kështu mund të përshkruhen vitet e tyre me fanellën kuqezi. Fjala është për Klaus Gjasulën, Bekim Balajn, Odise Roshin dhe Ermir Lenjanin, katër futbollistë që kanë vendosur të tërhiqen nga ekipi kombëtar pas një përvoje të gjatë dhe të suksesshme. Këta lojtarë kanë lënë një ndikim të madh në historinë e futbollit shqiptar, duke dhuruar momente të paharrueshme për tifozët.

Përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri – Çeki në Ligën e Kombeve (20:45), Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka organizuar një ceremoni lamtumire për këta ish-futbollistë, duke i nderuar ata për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë për kombëtaren. Katër emrat e përmendur më sipër zbritën në fushën e “Air Albania” në Tiranë për herë të fundit, përpara një stadiumi të tejmbushur. Ata përshëndetën tifozët me një lamtumirë të merituar, duke iu dhënë fund një periudhe të ndritshme në karrierën e tyre ndërkombëtare.

Ceremonia e lamtumirës ishte një moment i veçantë për këta futbollistë, të cilët me sakrificën dhe pasionin e tyre, kanë shkruar histori me kombëtaren shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...