26.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Video/Zyrtare: “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” formojnë koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kanë shpallur sot zyrtarisht bashkimin e tyre në një koalicion për zgjedhjet e 11 majit. Ky bashkëpunim do të mbajë emrin “Nisma Shqipëria Bëhet”, ndërsa drejtuesi i saj do të jetë Adriatik Lapaj.

Megjithatë, Lapaj sqaroi se drejtimi i tij do të jetë formal, pasi vendimmarrja do të jetë kolektive dhe do të realizohet nga një këshill i anëtarëve të koalicionit.

Ai shtoi se negociatat për zgjerimin e kësaj aleance vazhdojnë dhe ka pritshmëri që subjekte të tjera politike do t’i bashkohen nismës deri në afatin e fundit zyrtar për regjistrimin e koalicioneve.

🗣 Adriatik Lapaj:
“Kemi thënë që s’ka bashkëpunim me asnjë prej subjekteve që kanë përfaqësuar rrënimin e Shqipërisë dhe do bëjmë çdo tentativë për të punuar me subjekte që nuk bartin mëkate të 34 viteve. Jemi në negociata dhe deri në fund të afatit koalicionit do t’i bashkohen edhe subjekte të tjera.”

Ky zhvillim vjen në një moment kyç për politikën shqiptare, duke sjellë një alternativë të re për zgjedhësit që kërkojnë ndryshim dhe një qasje ndryshe nga partitë tradicionale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...