36.1 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Vijon censurimi i medias, Deutsche Welle dhe shërbimi turk i Zërit të Amerikës bllokohen nga autoritetet turke

Deutsche Welle dhe shërbimi turk i Zërit të Amerikës janë mediat më të fundit, faqet e internetit të të cilave janë bllokuara nga autoritetet turke. Analistët thonë se autoritetet turke kanë kohë që duan të bllokojnë mediat kritike, ndërsa pavarësisht kontrolleve të vendosura për internetin, banorët janë bërë të aftë t’i anashkalojnë.

Për gazetarët brenda Turqisë, vendimet e rregullatorit të medias për të bllokuar qasjen në faqet e internetit të shërbimit turk të Deutsche Welle-s dhe Zërit të Amerikës, nuk janë befasi.

Ali Ergin Demirhan, redaktor i faqes së lajmeve në internet “Sendika” ka luftuar kundër urdhrave të gjykatës dhe përpjekjeve të autoriteteve për bllokim që nga viti 2015.

“Kjo censurë, veçanërisht në internet, u rrit në Turqi pas vitit 2010. Viti 2015 ishte një pikë kthese; faqja jonë në internetit u bllokua për herë të parë, së bashku me 107 media të tjera në internet”, thotë Ali Ergin Demirhan, redaktor i faqes së lajmeve në internet “Sendika”.

Organi rregullator i medias turke, i njohur si RTUK, në fund të muajit qershor vendosi me një urdhër gjykate që të bllokonte qasjen për shërbimin në gjuhën turke të Zërit të Amerikës dhe Deutsche Welle-n pasi transmetuesit publikë ndërkombëtarë nuk aplikuan për licencat që rregullatori kishte kërkuar.

Turqia renditet pothuajse si Kina dhe Irani për censurën në internet. Por, edhe pse Ankaraja bllokon mijëra faqe interneti, përdoruesit e internetit janë bërë të aftë për të anashkaluar ndalimet.

“Që nga viti 2007, për 15 vitet e fundit, qeveria bëri 18 ndryshime në ligjin për internetin. Të gjitha këto 18 ndryshime ishin një përpjekje e re për të ndaluar ose mbyllur faqet në internet sepse përpjekjet e mëparshme kishin dështuar. Banorët kanë mësuar se si t’i shmangin këto ndalime”, thotë eksperte e teknologjisë.

Tani në Turqi, Deutsche Welle dhe Zëri i Amerikës në gjuhën turke janë ende të disponueshme në platformat e mediave sociale si Twitter dhe YouTube.

Po ashtu këto dy media mund të lexohen në internet nëpërmjet programit “Tor”, i cili mbron identitetin dhe vendndodhjen e një përdoruesi.

Një tjetër mënyrë është edhe duke përdorur rrjetet private virtuale, të njohura ndyrshe si VPN, që krijojnë një lidhje të sigurt private midis një kompjuteri dhe internetit për të kapërcyer ndalimet qeveritare.

“Qeveria u përpoq të ndalonte të gjitha rrjetet private virtuale dhe ky ndalim është ende zyrtarisht në fuqi. Ky ndalim nuk është vetëm për njerëzit që duan të marrin informacione të ndryshme, por edhe për bizneset. Por ndalimi nuk zbatohet rreptësisht. Ka dhjetëra kompani që ofrojnë këtë shërbim. Unë për shembull paguaj 4 dollarë në muaj”, thotë Atilla Yesilada, analist politik në Turqi.

Organi rregullatori i medias turke thotë se shërbimi i Zërit i Amerikës në gjuhën turke dhe Deutsche Welle mund të rikthehen online vetëm nëse ata marrin një licencë. Por të dy transmetuesit thonë se kjo mund të lejojë qeverinë turke të censurojë përmbajtjen.

Edhe gazetari turk Ali Ergin Demirhan thotë se ky argument është i vërtetë, ndërsa vetë po vijon sfidën për të kundërshtuar urdhrat e shumtë të gjykatës që duan të censurojnë faqen e lajmeve në internet “Sendika”.

“Kemi pasur një numër rekord ndalimesh: 64 herë, jemi bllokuar”, thotë ai.

SHBA dhe Gjermania kanë dënuar ndalimet për transmetuesit e tyre.

Edhe Komisionit i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë ka thënë se kjo masë është “në kundërshtim me vlerat demokratike”.

Por Ankaraja këmbëngul se sundimi i ligjit është thelbësor në një demokraci.

Pavarësisht masave për të censuruar mediat e lira, banorët në Turqi mund ta ndjekin ende Deutsche Welle-n dhe Zërin e Amerikës duke përdorur mëyra që anashkalojnë censurën./VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...