12.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Vijon procesi i vaksinimit të bluzave të bardha nga Kosova/ Mbërrijnë sot në Kukës mbi 200 mjekë të tjerë nga Kosova

Në Kukës ka nisur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha nga Kosova.

Mbi 208 mjekë të tjerë nga Kosova, kanë mbërritur në Kukës për të marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, AstraZeneca.

Kosova është i vetmi vend në rajon, në të cilin nuk ka mbërritur ende asnjë dozë, megjithatë pas premtimit të kryeministrit Edi Rama për të vaksinuar heronjtë të cilët prej më shumë se një viti po përballen me COVID-19, në qytetin e Kukësit disa ditë më parë,u vaksinuan 250 mjekë dhe infermierë.Kryeministri Edi Rama ka thënë gjithashtu se nëse Kosovë nuk do të mbërrijnë dozat, atëherë do të jetë Shqipëria ajo që do t’i sigurojë vaksinimin e 11 mijë heronjve të bluzave të bardha të Kosovës.

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se 250 mjekët që u vaksinuan të shtunën e kaluar janë mirë me shëndet dhe se nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përpos reaksioneve normale.

“Të shtunën për në Kukës do të udhëtojnë edhe 200 mantelbardhë për të marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. Mjekët që u vaksinuan javën e kaluar janë të gjithë mirë. Nuk kanë pasur ndonjë problem të theksuar, përveç reaksioneve normale”, ka thënë Syla.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...

‘Gjykata është kthyer në shërbëtore të SPAK’ – Monika Kryemadhi shpërthen pas seancës ndaj...

0
Monika Kryemadhi ka bërë deklarata të forta pas seancës së parë në themel të procesit gjyqësor ku janë të përfshirë ajo, Ilir Meta dhe...

‘Mos përfshi fëmijët!’ – debat i ashpër në Ferma VIP, Sara shpërthen në lot

0
Një përplasje e fortë është regjistruar mes konkurrenteve në Ferma VIP, ku debati mes Mozës dhe Sarës ka kaluar në tone të ashpra dhe...

Hakmarrja pas 10 vitesh? 13-vjeç kur i ati u vra është mes të dyshuarve...

0
Zbardhen detaje të reja nga atentati i rëndë në Balldren të Lezhës, ku u ekzekutuan Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, ndërsa në fokus të hetimeve...