26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Virusi Nipah, një nga më të rrezikshmit në botë: ISHP qetëson, rreziku për Shqipërinë mbetet i ulët

Virusi i ri Nipah, i identifikuar në janar në Indi, ka si burim lakuriqët e natës dhe renditet ndër 10 viruset më të rrezikshme në botë për shkak të vdekshmërisë së lartë. Megjithatë, autoritetet shëndetësore në vendin tonë theksojnë se rreziku i përhapjes në Shqipëri është shumë i ulët.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, sqaroi se virusi përhapet përmes sekrecioneve të lakuriqëve të natës, konsumit të hurmave të palmës të kontaminuara, kontaktit me kafshët shtëpiake të infektuara, si dhe nga njeriu te njeriu përmes kontaktit të ngushtë dhe spërklave.

Sipas saj, infeksioni shkakton forma shumë të rënda sëmundjeje, me një shkallë vdekshmërie që mund të arrijë deri në 75% të rasteve. Simptomat fillestare përfshijnë temperaturë të lartë dhe vështirësi në frymëmarrje, ndërsa në raste të rënda mund të shfaqet encefalit akut, apo edhe prekje e trurit që manifestohet muaj apo deri në një vit pas kalimit të sëmundjes.

Bino thekson se rreziku mbetet i ulët për sa kohë virusi nuk përhapet nëpërmjet ajrit, por kujdes i veçantë duhet të tregojnë personat që udhëtojnë në vende ku janë evidentuar raste, si India, Bangladeshi apo Singapori. Për këta udhëtarë rekomandohet marrja e këshillave paraprake shëndetësore dhe shmangia e kontakteve të rrezikshme.

Autoritetet shëndetësore sigurojnë se nuk ka vend për panik, duke nënvizuar se situata po monitorohet dhe se rreziku për popullatën shqiptare konsiderohet aktualisht minimal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...