24.7 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Viti i ri shkollor në Kosovë/ Mësimi më 13 shtator mund të mos fillojë me prezencë fizike, pritet vendimi nga qeveria

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka thënë pas takimit me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë , se pavarësisht se institucionet arsimore janë të përgatitura për nisje të vitit të ri shkollor me prezencë fizike, asaj i është rekomanduar që të respektohen masat aktuale edhe për një periudhë të caktuar.

Në një postim në rrjetin social Facebook Nagavci thot se do të respektohen rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë dhe se vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e radhës të Qeverisë.

Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, viti i ri shkollor nuk ka nisur më 1 shtator këtë vit në Kosovë, dhe ishte planifikuar që të niste me prezencë fizike më 13 shtator.

Ministrja Nagavci u ka bërë thirrje mësimdhënësve dhe pjesës tjetër të stafit nëpër shkolla që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Në dy muajt e fundit në Kosovë, autoritetet shëndetësore janë përballur me rritje të konsiderueshme të numrit të personave të infektuar në baza ditore.

Postimi i Ministres Nagavci

Të dashur punëtorë të arsimit, të nderuar prindër.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit bashkë me Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe udhëheqësit e shkollave, i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Është rishikuar dhe publikuar “Udhëzuesi për organizimin e mësimit për vitin shkollor 2021/2022 në kushtet e Pandemisë COVID-19” dhe i njëjti është dërguar edhe në drejtoritë komunale të arsimit.
Udhëzuesi, mundëson organizimin e mësimit sipas kushteve epidemiologjike në vend duke përfshirë edhe kushtet e rihapjes së institucioneve edukativo-arsimore me masa të shtuara për shëndetin publik, kushte të mbylljes së pjesshme apo kushte të mbylljes së plotë për shkak të rrezikshmërisë së shëndetit nga COVID-19.
Po ashtu, janë shpërndarë tekstet shkollore si dhe janë përgatitur shkollat për fillimin e procesit mësimor. Siç e kemi thënë edhe më herët, synimi ynë është që institucionet shkollore të hapen sa më parë dhe mësimi të realizohet me prezencë fizike.
Megjithatë, në takimin e fundit me Ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësues kompetent, u njoftova se rekomandimet e fundit të profesionistëve shëndetësor, sipas raportit të sotëm të IKSHP-së, janë që të vazhdohet me të njëjtat masa edhe për një periudhë të caktuar, deri në përmirësimin e situatës me pandeminë dhe rivlerësimin e masave. Natyrisht se ne do të respektojmë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor dhe vendimi përfundimtar për këtë çështje, do të vendoset në mbledhjen e rradhës së Qeverisë.
Të gjithë jemi dëshmitarë se varianti Delta po shpërndahet shumë më shpejt sesa versionet e mëhershme dhe po transmetohet e po prek edhe moshat e hershme, andaj duhet të respektojmë në përpikmëri të gjitha rekomandimet e masat dhe të sigurohemi se rikthimi i fëmijëve në shkolla të jetë i sigurtë.
Si ministre e Arsimit përgëzoj të gjithë mësimdhënësit dhe stafin tjetër të shkollave, që janë vaksinuar tashmë dhe u bëj thirrje për vaksinim jo vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët deri tash nuk janë vaksinuar, por edhe prindërve, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë sepse vetëm kështu ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...