8.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Vjosa Osmani takim Nënsekretaren Amerikane për nënshkrimin e një marrëveshjeje kundër manipulimit të informacionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të presë sot në një takim në Presidencë Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Takimi, i cili do të nisë në orën 09:00, do të përfshijë nënshkrimin e një marrëveshjeje mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me qëllim luftimin e manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Presidentja Osmani dhe Nënsekretarja Allen do të mbajnë një deklaratë për mediat për të informuar publikun mbi detajet e marrëveshjes dhe rëndësinë e saj. Sipas njoftimit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të takimit dhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjes.

Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve në fushën e sigurisë informative dhe për të parandaluar ndërhyrjet e huaja në informacionin publik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...