30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Vodhën një shumë parash në dyqan, vihet në prangat e Policisë së Shkodrës 18 vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij

Një prej autorëve të një grabitjeje të ndodhur 5 muaj më parë në Shkodër është arrestuar nga Policia. Në pranga ka rënë një 18-vjeçar ndërkohë në kërkim është shpallur bashkëpuntori i tij.

Më 2 prill të këtij viti në fshatin Drisht, 18-vjeçari A.C, bashkë me bashkëpuntorin e tij D.Sh, vodhën dyqanin e shtetases Y.C.Nën kërcënimin e armës ata i vodhën një shumë parash në dyqan.

Njoftimi i Policisë

Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Vihet në pranga 18 vjeçari i dyshuar si autor i vjedhjes me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin “Drisht”.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë veprimeve profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin “Drisht”, ku nën kërcenimin e armës dy shtetas kishin vjedhur një shumë parash.

Si rezultat i veprimeve të kryera u bë e mundur, identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër. Ky shtetas dyshohet se paraditen e datës 2 prill 2021 në fshatin Drishtë, në bashkëpunim me shtetasin D. Sh., kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në dyqanin e shtetases Y. C., një shumë parash.

Shtetasi D.Sh., është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...