25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Vogëlushja shqiptare 2-vjeçare në gjendje kritike pas rënies në shatërvan në Greqi, prindërit arrestohen për neglizhencë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kalithean të Greqisë ditën e djeshme, ku një vajzë shqiptare 2-vjeçare ra aksidentalisht në shatërvanin e sheshit “Kyprou” dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet greke kanë njoftuar se menjëherë pas incidentit, policia ka nxjerrë fëmijën nga shatërvani dhe i ka dhënë ndihmën e parë, ndërsa më pas ajo është transportuar në spital për trajtim të specializuar mjekësor.

Sipas mediave lokale, vogëlushja ndodhej në shesh së bashku me babain e saj 26-vjeçar, ndërsa nëna e saj është 23 vjeç. Në një moment, fëmija i ka shpëtuar vëmendjes së prindërve dhe ka rënë në shatërvan në rrethana ende të paqarta.

Të dy prindërit janë arrestuar nga policia greke për neglizhencë ndaj të miturës dhe pritet të dërgohen në prokurori për sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident tragjik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...