26.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Vrasja e 24-vjeçares palestineze në Tiranë, autori i dyshuar bashkëshorti i saj

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e një 24-vjeçareje të huaj, e identifikuar si Rayyan Alwan, ngjarje e ndodhur në rrugën “Gjon Muzaka” në Tiranë. Viktima, me origjinë nga Palestina, dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, Fadi Alwan, më 22 shkurt, ndërsa ngjarja u zbulua vetëm sot.

Sipas hetimeve paraprake, 49-vjeçari Alwan është larguar nga apartamenti në rrugën e Kavajës të shtunën e 22 shkurtit, ku u filmua duke marrë një taksi në drejtim të aeroportit të Rinasit. Ai më pas ka udhëtuar drejt Greqisë, vend ku dyshohet se mund të jetë strehuar.

Të dhënat e hetimit: Vrasja mund të ketë qenë e planifikuar

Burime nga Prokuroria dyshojnë se 49-vjeçari ka zgjedhur Shqipërinë si vendin ku do të realizonte vrasjen e bashkëshortes së tij. Çifti, i cili prej vitesh jetonte në Gjermani, kishte dokumente greke, ndërsa në Shqipëri ishin prezantuar si turistë. Pronari i banesës ka treguar se ata komunikonin në gjuhën arabe dhe nuk ishin rezidentë afatgjatë në vend.

Trupi i pajetë i Rayyan Alwan u gjet me shenja dhune dhe plagë me thikë në pjesën e barkut, ndërsa ishte pronarja e apartamentit ajo që zbuloi trupin dhe njoftoi policinë.

Policia shqiptare në kontakt me autoritetet greke

Policia e Shtetit ka nisur gjurmimin e autorit të dyshuar, duke bashkëpunuar me autoritetet greke për të mundësuar arrestimin e tij. Ndërkohë, pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore, autoritetet do të kontaktojnë familjarët e viktimës për tërheqjen e trupit të pajetë.

Motivi i krimit mbetet ende i paqartë, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...