28.5 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Vrasja e Tragjike në Tiranë: Bashkëshorti Palestinez masakroi gruan u arratis drejt Greqise

 

Fadi Alwan, një 49-vjeçar palestinez, është shpallur në kërkim për vrasjen e gruas së tij, Rayyan Alwan, 24 vjeçe, në një apartament të marrë me qira në Tiranë, në rrugën Gjon Muzaka. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare mes çiftit.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur më 22 shkurt, kur Fadi Alwan ka masakruar gruan e tij me thikë. Pas kryerjes së krimit, ai ka mbuluar trupin e pajetë të gruas me çarçaf dhe është larguar nga banesa me qetësi. Trupi i viktimës është gjetur pesë ditë më vonë, më 27 shkurt, me plagë të shumta në trup.

Hetimet po vazhdojnë për të përcaktuar saktësisht kohën e ngjarjes dhe për të siguruar prova për të dokumentuar këtë vrasje. Grupi hetimor ka dyshime të forta se bëhet fjalë për një vrasje të paramenduar, duke analizuar veprimet e autorit. Sipas informacionit, Fadi Alwan ka larguar mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të gruas pas krimit.

Pasi ka lënë banesën ku ishin akomoduar, Fadi Alwan është regjistruar në kamerat e sigurisë duke u larguar nga zona e Kavajës dhe më pas është drejtuar për në Greqi, ku ka mbërritur më datë 22 shkurt. Policia po punon për të lokalizuar dhe kapur autorin, ndërkohë që hetimet janë duke u fokusuar edhe në informacionet mbi prenotimin e çiftit dhe dokumentet që ata kanë përdorur.

Çifti, të cilët jetonin në Gjermani, kishin mbërritur në Shqipëri më 19 shkurt, duke udhëtuar nga Rinas dhe duke u akomoduar në një apartament në Bllokun e Ambasadave. Sipas hetimeve, ata kishin përdorur dokumente greke për hyrjen në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...