27 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Vrasja në burgun e Koridhalos, kontrolle masive nga autoritetet greke: Drogë, telefona dhe armë të improvizuara të sekuestruara

Pas vrasjes së të dënuarit me burgim të përjetshëm, Jani Aliaj, brenda burgut të Koridhalos, autoritetet greke kanë ndërmarrë një operacion të gjerë kontrolli në ambientet e institucionit penitenciar, me fokus luftimin e krimit të organizuar dhe sigurinë e brendshme.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria për Luftimin e Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me njësitë e antidrogës, krimeve kundër jetës dhe pronës, inteligjencës policore, forcat speciale EKAM dhe një qen policor. Sipas mediave greke, gjatë kontrolleve u sekuestruan dy pako najloni me kanabis të përpunuar (çokollatë) me peshë totale rreth 2.75 gramë, katër telefona celularë, karta SIM, si dhe karikues e kabllo energjie.

Autoritetet bëjnë me dije se kontrollet u ushtruan në 10 qeli, tre ambiente të Deposë Qendrore të Burgjeve të Koridhalos dhe ndaj 31 të burgosurish.

Jani Aliaj, 49 vjeç nga Tepelena, ishte arrestuar në Greqi më 31 dhjetor 2024. Ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Shqipëri për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2016 në Tiranë, si dhe akuzohej për përfshirje në një tjetër ngjarje kriminale në Përmet në vitin 2015, të lidhur me një tentativë grabitjeje droge.

Vrasja ndodhi më 19 janar 2026, kur Aliaj u sulmua për vdekje me një mjet të improvizuar nga një i burgosur grek 28-vjeçar, i cili rezulton me precedentë të rëndë penalë dhe dyshohet se është i përfshirë edhe në vrasje të tjera. Gjatë përplasjes u plagos edhe një tjetër i burgosur që tentoi të ndërhynte.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ndodhi në një sektor të burgut pa kamera sigurie, në një moment kur institucioni funksiononte me regjim të hapur. Çështja po hetohet nga Siguria e Pireut, ndërsa autoritetet nuk përjashtojnë pistën e një vrasjeje të porositur.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive që çuan në një nga incidentet më të rënda të viteve të fundit në burgjet greke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...