29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vrasja tragjike e polakes në Greqi, mesazhet e fundit me të dashurin, dyshimet kryesore tek 32-vjeçari nga Bangladeshi

Mediet greke kanë publikuar mesazhet e fundit, që 27-vjeçarja polake shkëmbeu me të dashurin e saj polak mbrëmjen fatale para se të vritej në mënyrë makabre.

Trupi i Anastazia Ruinska u gjet të dielën ne gjendje të dekompozuar në një zonë të shkretë, e mbështjellë me qese në pjesë e sipërme të trupit dhe e mbuluar me çarçaf, barishte dhe degë. I dyshuar kryesor për vrasjen e 27 vjeçares është një 32-vjeçar nga Bangladeshi, pasi ai ka qenë personi i fundit me të cilin e ndjera është takuar para se të zhdukej.

Sakaq autoritet kanë rezerva edhe pë të dashurin e 27-vjeçares, gjithashtu me origjinë polake. Ka qenë pikërisht i dashuri i të ndjerës ai që ka njoftuar policinë për zhdukjen e Anastazias. Sakaq deklarimet e tij lënë për të dëshiruar, e për rrjedhojë ai u thirr sërish dje në polici për të dhënë më shumë informacion në lidhje me raportin e tij me 27-vjeçaren dhe marrëdhënien e tyre së fundmi.

Mesazhet e fundit që shkëmbu çifti mbrëmjen e 12 qershori

Protothema.gr shkruan se , 27-vjeçarja, e cila ka shkuar në shtëpinë e 32-vjeçarit nga Bangladeshi në orën 20.40 të së hënës mbrëma, dyshohet se një orë e njëzet minuta më vonë ka kontaktuar me partnerin e saj, duke e informuar për vendndodhjen e saj. 27-vjeçarja dyshohet se i tha partnerit të saj polak se nuk ndihej rehat në shtëpinë e 32-vjeçarit pasi mendonte se ishte në rrezik dhe në fakt vajza e vrarë dyshohet se ka kërkuar ndihmën e të dashurit,për ta marrë nga shtëpia e 32-vjeçarit nga Bangladeshi.

Informacionet që ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht thonë se pavarësisht apelit të dëshpëruar të 27-vjeçares, partneri i saj polak nuk është mobilizuar menjëherë edhe pse të dy kanë komunikuar me mesazhe.

Nuk e njihnim 32-vjeçarin nga Bangladeshi”, thotë partneri i Anastazias

28-vjeçari duke folur për protothema.gr pohoi se as ai dhe as Anastazia nuk e njihnin 32-vjeçarin e arrestuar.

Nuk e njohim njeriun nga Bangladeshi që është arrestua. Ai nuk ishte as shok e as koleg nga puna e saj”, tha ai, ndërsa nuk e fshehu trishtimin për përfundimin tragjik të kërkimit për 27-vjeçarin.

Jam në gjendje shumë të keqe psikologjike. Së bashku me mamanë e Anastazias bëmë gjithçka për ta gjetur dhe kishim një shpresë që ajo të ishte gjallë” , tha ai.

Nëna dhe partneri i Anastazias nisen për në Poloni

Policia i ka dhënë leje nënës 27-vjeçares dhe partnerit të saj për t’u larguar nga ishulli Kos, por i ka kërkuar që të qëndrojnë në dispozicion kur t’iu kërkohet nga policia.

Rasti ka ngjallur interes të madh në Poloni, me ambasadën e vendit që dërgoi një përkthyes në ishull për të mësuar nga afër se çfarë po ndodh në procesin para-hetues.

Ajo që kërkohet nga autoritetet është ngarkimi i përgjegjësisë për vrasjen e 27-vjeçares dhe mbledhja e provave ndaj të dyshuarve nëpërmjet kqyrjes së celularit të 27-vjeçarit dhe mostrave të ADN-së nga sendet e gjetura me.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...