20.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Vuçiç: Ballkani i Hapur është iniciativë e jona, nuk do të ndalemi. Bashkë për të përballuar dimrin!

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur në samitin e Ballkanit të Hapur, që është duke u mbajtur sot në Ohër të Maqedonisë.

Teksa iu referua zërave se Ballkani i Hapur është një nismë e Rusisë, pas deklaratës mbështetëse të Sergei Lavrov, Vuçiç tha se nisma është ideuar nga vendet e vetë Ballkanit.

Sipas Vuçiç kjo nismë i shërben ekonomisë së të gjitha vendeve që kanë pranuar të jenë pjesë e këtij bashkimi.

Fjala e Vuçiç:

Kjo është iniciativë e jona, iniciativë e njerëzve nga Ballkani, që mendojnë se mund ti zgjidhin vetë problemet e tyre. Ne nuk kemi probleme bilaterale të ndërsjellta, ne nuk kemi asnjë kërkesë ndaj askujt, përveçse të jemi miq dhe të punojmë së bashku.

Falenderojmë zotin Varheleyi, kjo është një iniciativë që nuk mund të ndalet, ne kërkojmë që të kemi sa më shumë pjestarë nga vendet e tjera, propozoj që takimi i ardhshëm të jetë në Serbinë jugore, që të formojmë grupe pune, për të diskutuar se si mund të ndihmojmë njëri tjetrin që të përballojmë dimrin. Janë të mirëseardhur në këto marrëveshje, edhe përfaqësuesit e Bosnjes, Prishtinës, Malit të zi dhe kështu me radhë.

Sot nënshkruam marrëveshjen për diplomat, të shohim se çfarë presin njerëzit nga ne, çfarë mund të bëjmë për turizmin dhe që njerëzit nga Serbia të shkojnë në Shqipëri, të vijnë për turizëm në Maqedoni, si dhe ne ti ftojmë miqtë tanë të vizitojnë vendet e bukura në Serbinë tonë të bukur. Unë jam krenar që kjo iniciativë, që mendonin se do të dështonte, po ecën përpara.

Nuk mund të na ndalojë askush, hapen apo jo negociatat varet nga të tjerët, ajo që varet nga ne është që të vendosim si do të jetojmë me fqinjët tanë. Ne presim që të ndihmojmë Shqipërinë dhe Maqedoninë në shuarjen e zjarreve, kam shumë entuziasëm dhe dëshira që të bëjmë gjëra të mëdha, Dritan, Zoran jeni të mirëseardhur, ju lutem nëse dëshironi urdhëroni, askush nuk do tju detyrojë që të bëheni pjesë e Ballkanit të Hapur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë në Dvoran, dyshohet arrest kardiak

0
Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Dvoran, duke tronditur komunitetin lokal. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka...

Vritet me thikë një i ri në Gjakovë, autori në arrati

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjakovë, ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me...

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...