19.8 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Xhaçka thirrje BE në Këshillin e Sigurimit: “Shqipëria është gati për anëtarësim, BE të përshpejtojë procesin për të stabilizuar rajonin”

Ministrja për Punët e Jashtme Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në Këshillin e Sigurimit shprehu edhe njëherë nevojën për anëtarësim në BE jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë Ballkanit Perëndimor nisur edhe nga rreziku që i kanoset nga Putin.

Xhaçka u shpreh se duhet që BE të përshpejtojë procesin për të stabilizuar rajonin.

“Kemi ende shumë punë, për të ndërtuar Evropën në Shqipëri. Pavarësisht krizave të fundit, Shqipëria e ka vazhduar punën për integrimin. Shqipëria është gati për anëtarësim.

Prisja që lufta në Ukrainë, do ta shtynte BE drejt hapave konkrete për integrimin e BP. Ballkani Perëndimor, ndoshta rajoni i dytë më i rrezikuar nga makinacionet e Putin. Kriza në Ukrainë, e logjikshme që BE të përshpejtonte procesin për të stabilizuar rajonin. Sot, shohim një BE që ende s’ka ndryshuar gjë në terma konkretë.

Ukraina, burim shpërqendrimi e arsye për të shtyrë vendimmarrjet për integrimin e BP

Teksa BE mendohet, ne do të vijojmë punën për evropianizimin e vendit. Vijojmë punën për thellimin e bashkëpunimit rajonal. Vijojmë punën në KS, për të avancuar diplomatikisht agjendën e përbashkët të prioriteteve”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nëse familjes teme i preket edhe një qime floku, s’kam me ju lanë pa...

0
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke publikuar këtë herë një mesazh të...

“U dhunuan pasi denoncuan parcelën me 15 mijë rrënjë kanabis?” Sulmi ndaj çiftit në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fushë-Arrëzin, ku bashkëshortët Skënder dhe Bardhe Nika janë dhunuar brutalisht nga persona ende të paidentifikuar. Sipas raportimeve mediatike, një...

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...