24.5 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

Xhixho: Mazhoranca rrëzoi uljen e çmimit të naftës, qytetarët po përballen me rritje kostosh

Deputetja dhe zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas votës së mazhorancës në Komisionin e Ligjeve kundër projektligjit të kësaj force politike për uljen e çmimit të naftës.

Sipas saj, vendimi ishte i pritshëm dhe nuk përbën surprizë.

“Asgjë surprizë! I pritshëm vendimi i mazhorancës për të rrëzuar projektligjin e Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të naftës,” u shpreh Xhixho.

Ajo theksoi se Shqipëria renditet ndër vendet me çmimin më të lartë të karburantit dhe se pjesa më e madhe e çmimit përbëhet nga taksat.

“Sot jemi të 9-t në botë për çmimin më të lartë të naftës dhe mbi 60% e çmimit të naftës përbëhet nga taksat,” deklaroi ajo.

Xhixho ngriti gjithashtu shqetësimin për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, duke akuzuar qeverinë se nuk po merr masa për të lehtësuar qytetarët.

“Janë rritur me 50% ushqimet e shportës dhe kjo qeveri nuk merr asnjë masë për të mbështetur qytetarët,” shtoi ajo.

Deklaratat u bënë gjatë një mbledhjeje të Komisionit të Ligjeve, ku u diskutua propozimi i Partisë së Lirisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...