30 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Zbardhen dhuratat e bosëve të inceneratorëve për deputetin e PS dhe zyrtarin e FSHF

Zbardhen udhëtimet që bosët e inceneratorëve bënë me supervizorin Arben Dervishaj, ish-deputetin socialist Alqi Bllako si dhe ish-drejtoreshën e dhënies së koncesionit Etleva Kondi.

Biznesmeni Dervishaj, përfaqësues i shoqërisë Ave Consulting i cili kishte cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve pranë shoqërisë koncesionare Tecnology Easte Treatment Fier e Klodian Zotos rezulton të ketë udhëtuar jashtë vendit në shoqërinë e biznesmenit, ndërsa në raste të tjera me familjarë të tij, por shpenzimet janë paguar nga bosi i inceneratorit të Fierit, që tashmë është në arrati.

Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se Arben Dervishaj ka udhëtuar me avion më datë 11 prill 2017 nga Rinasi në drejtim të Torinos në Itali. Me datë 12 prill është kthyer nga qyteti i Romës në Tiranë për të ndjekur ndeshjen e futbollit që do të zhvillohej ndërmjeti Juventusit dhe Barcelonës. Bileta për të ndjekur ndeshjen në shumën prej 2250 eurosh është paguar nga Klodian Zoto”, thuhet në dosje.

Një tjetër udhëtim është i datës 10 qershor 2017, ku Dervishaj nga Rinasi ka fluturuar drejt Stambollit, e prej andej në Tel Aviv në Izrael.

SPAK thotë se ai ka udhëtuar bashkë me të bijën. Ndërsa të dy janë kthyer në Shqipëri me datë 14 qershor. Në dosjen hetimore thuhet se bileta, por edhe qëndrimi në një nga hotelet luksoze në Izreal për supervizorin Dervishaj dhe vajzën e tij janë paguar nga Klodian Zoto, kjo e dokumentuar nga të dhënat e statement-it bankar të llogarisë së biznesmenit në një nga bankat e nivelit të dytë.

Supervizori Dervishaj, akuzohet nga SPAK se ka dorëzuar pranë autoritetit kontraktor, Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Infrastrukturës dhe Energjisë situacione për shërbime që nuk janë kryer dhe pajisje që nuk janë realizuar, me qëllim për të justifikuar pagesat e kryera për kompaninë koncesionare.

Në dosjen e prokurorisë rezulton edhe një udhëtim i datës 16 prill 2019, ku supervizori ka fluturuar nga Rinasi drejt Torinos së bashku me Alqi Bllakon dhe Klodian Zoton, ku të tre kanë qëndruar në një nga hotelet luksoze atje.

Biletat për të parë ndeshjen në stadium mes Juventusit dhe Ajax dhe shpenzimet e qëndrimit në hotel janë paguar nga biznesmeni. Të tre janë kthyer në Tiranë nga Aeroporti i Romës me datë 17 prill, pra vetëm një ditë më vonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...