26.6 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Zbardhen emrat e autorëve të atentatit në Rrilë: Tre të shpallur në kërkim, një efektiv i ndaluar

Janë zbardhur emrat e tre autorëve të atentatit që ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Rrilë të Lezhës, ku shënjestër dyshohet të ketë qenë 21-vjeçari Merando Nikulaj, ndërsa pronari i berberhanes, Sokol Daci, mbeti i plagosur.

Sipas burimeve, autorët janë identifikuar si Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka dhe Kevin Ndoka. Mësohet se Merando Nikulaj dhe kushëriri i tij kanë pasur një konflikt gjatë verës me djemtë e fisit Ndoka pranë zonës së plazhit ku ata zotërojnë një hotel. Incidenti kishte degraduar në përplasje fizike me motorë, shkopinj bejsbolli dhe sende të tjera të forta, për të cilin Nikulaj është përballur më parë edhe me gjykatën.

Policia njoftoi se është ndaluar edhe efektivi Besart Kovaçi, 24 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi iu është përgjigjur me armë autorëve.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se si të dyshuar në ngjarje janë përfshirë Gerardo Ndoka, Eliseo Ndoka, Kevin Ndoka dhe Merando Nikulaj, të cilët janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit, municionit dhe lëndëve shpërthyese”.

Policia vazhdon operacionet për kapjen e të dyshuarve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...

Sherr për pronën mes familjarëve! Në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës dhe katër...

0
Një konflikt për motive pronësie ka përfunduar me arrestimin e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, si dhe të katër familjarëve të tij,...