9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Zbardhen shpenzimet, ja sa paguan shqiptarët për 127 deputetë të Kuvendit për muajin tetor

KELMENT BAÇI/ Buxheti i shtetit ka shpenzuar plot 14.3 milionë lekë për 127 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për muajin tetor vetëm për përfitimet shtesë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, përveç pagës neto.

Shifra e kripur është përllogaritur vetëm duke u bazuar në shpenzimet për karburant, fatura telefoni, qira banese, dieta, pagesa për hotel dhe rinovim pasaporte diplomatike. Ajo që bie në sy është se gjatë muajit tetor plot 37 deputetë kanë përfituar një pagë të majme prej 75 mijë lekësh, vetëm për dieta.

Këtë përfitim nuk kanë pranuar ta marrin 13 deputetë, mes të cilëve kryetari i PD-së, Lulzim Basha, Sali Berisha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla, dy biznesmenët Agron Shehaj dhe Agron Çela, si dhe 7 të tjerë. Me shifra nga 18 mijë lekë që ka përfituar deputeti i PD-së Edmond Spaho dhe 25 mijë Tritan Shehu, mbi 50 deputetë kanë përfituar të njëjtën shifër, prej 37 mijë lekësh, pavarësisht angazhimit të tyre në terren apo jo. Në total, vetëm për dietat e deputetëve, në muajin tetor janë shpenzuar plot 6.37 milionë lekë.

Asnjë deputet i Kuvendit nuk e ka refuzuar pagesën për karburantin, duke përfituar një shumë që varion nga 30 mijë lekë deri në 40 mijë lekë, sipas largësisë së qarkut që përfaqësojnë, që në total arrin një shifër prej 4.43 milionë lekësh. Edhe për sa i përket pagesës për telefonat, asnjë deputet nuk e ka refuzuar atë, madje ata që janë drejtues të komisioneve parlamentare kanë përfituar edhe pagesë shtesë.

17 mijë lekë dhe 20 mijë lekë janë dy shumat që janë paguar zakonisht deputetët për komunikimet, mesazhet dhe lundrimin e tyre në internet, ndërsa 7 prej tyre kanë përfituar një shtesë prej 21 mijë lekësh dhe deputetja Klotilda Bushka që ka përfituar 18 mijë lekë. Në këtë muaj vetëm 8 deputetë kanë marrë pagesë për qiranë e shtëpisë që kanë marrë në kryeqytet.

Pagesa më e madhe për qiranë e shtëpisë së një deputeti është 35 mijë lekë, që e kanë përfituar 4 deputetë dhe më e ulëta 9.3 mijë lekë, që e ka marrë Nusret Avdulla, duke e çuar në total 197 mijë lekë. 11 deputetë të Kuvendit kanë përfituar nga 7.5 mijë lekë për rimbursimin e pasaportës diplomatike me një fond në total prej 82.5 mijë lekësh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pa rregulla nuk ka demokraci” – Ervin Salianji kritika ndaj partive dhe thirrje për...

0
Ish-deputeti i Partia Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi një takim me intelektualë në Tiranë, ku u ndal gjerësisht te situata politike dhe funksionimi i demokracisë...

“Po largohem, mos më kërkoni” – zhduket 14-vjeçarja në Durrës, familja apel për ndihmë

0
Një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolla “Qemal Mici”, është larguar nga banesa e saj në Durrës që në orët e para të mëngjesit të...

“Jemi në krizë të thellë” – Ndrec Pjetri thirrje për ndryshim në Partia Demokratike

0
Më i votuari i listës së hapur të Partia Demokratike në Qarkun e Durrësit, Ndrec Pjetri, mori pjesë në një tryezë diskutimi me intelektualë...

“Çdo pikë gjaku do të ketë një çmim” – Ali Khamenei reagon pas vrasjes...

0
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka reaguar ashpër pas vrasjes së zyrtarit të lartë Ali Larijani, duke e cilësuar ngjarjen si një akt...

Influencuesja Stefanie Pieper gjendet e pajetë në valixhe – ish-partneri pranon krimin

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik, pasi influencuesja e njohur Stefanie Pieper u gjet e pajetë në rrethana makabre pranë kufirit mes...