31.3 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes së shqiptarit në Athinë, viktima po shikonte ndeshjen, u qëllua aksidentalisht…

Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistuar dje në Athinë ku mbeti i vrarë një shtetas shqiptar.

Një person që u bë dëshmitar i ngjarjes rrëfeu se ndaj shqiptarit ishte qëlluar disa herë me armë.

“Dëgjova 6-7 të shtëna, dola jashtë. Ishte rrëmujë këtu. E pashë viktimën, ishte përtokë. E kishin plagosur, por ishte gjallë”, tregoi dëshmitari okular për per median greke newsit.gr.

Më pas ai shtoi se; “Një makinë që e kam dëgjuar që iku, dhe disa persona që thoshin; ‘shko, shko’. Më pas erdhi policia, ambulanca dhe e viktimën”.

Sipas informacioneve që përcjell newsit.gr bëhet e ditur se krimi ndodhi pak para mesnate. Katër burra hynë në lokal dhe u ulën në një zonë vip, të ndjekur nga tre të tjerë.

Në momentin që kamerierja u sjell ujin, grupi prej shtatë personash ka nisur të përleshen, duke u larguar nga zona vip dhe u zhvendosën në pjesën tjetër të lokalit. Njëri prej tyre mes sherrit, nxjerr armën dhe qëllon, ndërsa plumbi ka kapur fatkeqësisht të riun shqiptar që ishte ulur në një tjetër tavolinë, për të parë ndeshjen.

30-vjeçari, ende i paidentifikuar ka mbetur i plagosur dhe është dërguar i gjallë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve. Në vendin e sulmit u gjetën nëntë gëzhoja dhe autoritetet sekuestruan makinën e grupit të autorëve që u konfliktuan me njëri-tjetrin, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...