34.7 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Zbardhet lista e 68 kandidatëve për Këshillin Drejtues të RTSH

Pas përfundimit të afatit të aplikimeve më 7 mars, është zbardhur lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH). Në total, 68 kandidatë do të garojnë për 11 vendet në këtë bord, pas shkarkimit të këshillit të mëparshëm nga Parlamenti për shkelje të procedurave dhe konflikt interesi.

Sipas raportimeve, kandidatët do të kalojnë përmes një procesi dëgjese në Komisionin e Medias. Në listë spikasin emra të njohur nga fusha e artit, kinematografisë dhe medias, mes të cilëve aktori Kastriot Çaushi, aktorja Rajmonda Bulku, kompozitori Osman Mula, regjisorët Besnik Bisha, Robert Budina dhe Arjan Çuliqi, aktorët Agim Bajko dhe Arben Derhemi, karikaturisti Bujar Kapexhiu, kompozitori Edmond Zhulali, si dhe gazetarët Rezear Xhaxhiu dhe Lorenc Vangjeli.

Ky proces vjen pas vendimit të Parlamentit më 17 shkurt për të shkarkuar 11 anëtarët e mëparshëm të Këshillit Drejtues, pas akuzave për parregullsi në përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH dhe të tjera shkelje që çuan në dyshime për shpërdorim detyre.

Deri më 4 mars, ishin dorëzuar 55 kandidatura, ndërsa në përfundim të afatit, numri i tyre arriti në 68. Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të rinj pritet të sjellë një reformim të menaxhimit dhe drejtimit të televizionit publik shqiptar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...