18.5 C
Tiranë
Tuesday, April 21, 2026
spot_img

Zbardhet rrjeti që dyshohet për miliona euro pastrim parash nga Zvicra në Ballkan përmes sistemit Hawala

“Shkruaj Burimit, Burimi e di çfarë i duhet dhe unë flas me babin”.

Kjo është një nga frazat e përgjuara në një bisedë telefonike mes një personi të identifikuar si “Visi” dhe një klienti të quajtur Arjan, i cili kërkonte të transferonte në mënyrë diskrete shuma të mëdha parash nga Zvicra drejt Shqipërisë.

Sipas dosjeve hetimore të referuara nga mediat, në qendër të hetimeve ndodhet një grup i strukturuar kriminal që dyshohet se ka pastruar miliona euro të ardhura nga trafiku i drogës përmes një agjencie udhëtimesh në Lucernë, Zvicër. “Visi” dyshohet si koordinatori kryesor i këtij rrjeti, i cilësuar edhe si drejtues i një strukture kriminale ballkanike.

Hetimet, të bazuara në komunikime të enkriptuara përmes platformave si SkyECC, kanë zbuluar një rrjet të gjerë personazhesh dhe rolesh të koduara, ku secili anëtar identifikohej me nofka.

“Papi” – figura kyçe e rrjetit dhe lidhjet me trafikun e drogës

Një nga emrat më të rëndësishëm në këtë strukturë është “Papi”, i cili sipas dosjeve hetimore rezulton një figurë me histori të gjatë në Zvicër dhe Shqipëri.

Rreth 20 vite më parë, ai jetonte në rajonin e Bielit në Zvicër dhe kishte qenë i dënuar për trafik droge. Kur hetuesit zviceranë dhe shqiptarë nisën hetimet për rrjetin në Lucernë, emri i tij u rikthye sërish në qendër të vëmendjes.

Në Shqipëri, ai është konsideruar si një figurë e rëndësishme në tregun e kokainës dhe në vitin 2018 është arrestuar në Tiranë, por më pas është liruar.

Sipas hetimeve, “Papi” kishte rol kyç në sistemin informal të transferimit të parave (Hawala), duke koordinuar qarkullimin e të ardhurave nga droga nga Zvicra drejt Ballkanit përmes agjencisë së udhëtimeve në Lucernë.

Ai drejtonte gjithashtu një pikë këmbimi valutor në Tiranë, ku kryheshin pagesat e parave të ardhura nga Zvicra. Sipas hetuesve, paratë transportoheshin shpesh me avion nga Bazeli në Prishtinë dhe më pas shpërndaheshin në Shqipëri përmes rrugëve tokësore.

Pas arrestimit të një korrieri të quajtur Burim, “Papi” dyshohet se ka marrë vetë përsipër disa prej transportimeve.

Në vitin 2025, ai u arrestua në Tiranë, ku u sekuestruan edhe pasuri dhe shuma të konsiderueshme parash.

“Visi” – koordinatori i rrjetit dhe lidhja me sistemin Hawala

Sipas hetimeve, e gjithë struktura e trafikut dhe pastrimit të parave drejtohej nga “Visi”.

Ai është djali i një biznesmeni të njohur me lidhje ndërkombëtare, përfshirë edhe në SHBA. Babai i tij është përmendur si figurë me ndikim në rrjet, ndonëse mohon çdo përfshirje.

“Visi” dyshohet se ishte përgjegjës për koordinimin e lëvizjes së parave në sistemin Hawala, duke siguruar që fondet e depozituara në Lucernë të tërhiqeshin në Prishtinë ose Tiranë.

Në një bisedë të përgjuar, ai ka deklaruar:
“sistemi funksiononte edhe në drejtim të kundërt – nga Shqipëria në Zvicër” dhe se dispononte rreth 2 milionë franga për pagesa.

Hetuesit e përshkruajnë atë si “koordinator kryesor” të disa rrjeteve të trafikut të drogës në Zvicër, me rol në organizimin e takimeve, itinerareve dhe shpërndarjes së përgjegjësive brenda grupit.

“Zyra” – agjencia e udhëtimeve që dyshohet si qendra e rrjetit

Sipas dosjes hetimore, qendra operative e grupit në Lucernë ishte një agjenci udhëtimesh e njohur si “Zyra”.

Ajo ishte në pronësi të një biznesmeni kosovar dhe familjarëve të tij, të cilët gjithashtu janë nën hetim.

Në këtë ambient dyshohet se dorëzoheshin paratë e trafikut të drogës. Sipas të dhënave të hetimeve, vetëm nga komunikimet e enkriptuara janë dokumentuar depozita mesatare prej rreth 60,000 franga në ditë.

Më shumë se 40 korrierë dyshohet se kanë dorëzuar para në këtë pikë.

Paratë më pas transportoheshin me avion drejt Kosovës dhe shpërndaheshin në Ballkan përmes sistemit Hawala, me një komision prej rreth 6%.

“Numri 4”, “Xeni” dhe “Nipi” – hallkat e tjera të rrjetit

Hetimet përmendin edhe persona të tjerë me role specifike:

“Numri 4” – pronar i një firme pastrimi në Lucernë, i konsideruar i besuar i “Visit”, i cili ka bashkëpunuar pjesërisht me hetuesit dhe ka shpjeguar mënyrën e funksionimit të dorëzimit të parave.

“Xeni” – i vendosur në Prishtinë, i konsideruar nyje e rëndësishme për tërheqjen dhe shpërndarjen e parave që vinin nga Zvicra drejt Ballkanit.

“Nipi” (Burimi) – i afërm i “Visit”, i cili sipas hetimeve ka transportuar shuma të mëdha parash dhe ka marrë pjesë në koordinimin e strukturës kur “Visi” mungonte.

Në një rast, policia kufitare shqiptare ka gjetur 76,000 franga të fshehura në çantën e bashkëshortes së tij gjatë kthimit nga Kosova.

Hetimet në Zvicër dhe Shqipëri

Rrjeti i Lucernës ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos sa i përket degëzimeve në Zvicër.

Si Prokuroria Federale Zvicerane ashtu edhe Prokuroria e Posaçme në Shqipëri po vijojnë procedurat ndaj personave të arrestuar në vitet 2024–2025.

“Visi” ndodhet në paraburgim në Zvicër që prej vitit 2024 dhe pritet të përballet me gjyqin. Ndërkohë, “Papi” ndodhet në burg në Shqipëri në pritje të procesit gjyqësor.

Në të gjitha rastet, vlen prezumimi i pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë të gjykatës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Studim: Lëngu i panxharit mund të ndikojë pozitivisht në bakteret orale dhe shëndetin e...

0
Gjetjet e një studimi të fundit sugjerojnë se konsumimi i lëngut të panxharit mund të ndikojë në përmirësimin e përbërjes së baktereve në gojë,...

Festa e ‘Big Brother VIP 5’ – Sara Hoxha vlerëson Ledion Liçon: ‘Fituesi i...

0
Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të “Big Brother VIP 5”, drejtuesja e projektit, Sara Hoxha, ka falënderuar stafin, bashkëpunëtorët dhe...

Largohet Klod Dedja nga gara – fermeri humb përballjen me Blerinën dhe Malborën pas...

0
Klod Dedja është larguar mbrëmjen e sotme nga gara, pas një nominimi ku ishte në përballje me Blerinën dhe Malborën. Eliminimi i tij erdhi...

Ghost Call” në Tiranë: 10 të arrestuar në skemën e mashtrimit, në qendër të...

0
Në kuadër të operacionit të gjerë ndërkombëtar të koduar “Ghost Call”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet austriake dhe me...

Partia Progressive Bulgaria del e para në zgjedhjet parlamentare – 44.7% e votave sipas...

0
Partia Progressive Bulgaria, e lidhur me ish-presidentin pro-rus të Bullgarisë, Rumen Radev, ka dalë në krye të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura së fundmi, sipas...