12.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Zbulohen detajet: Plan për vrasjen e Durim Bamit për pagesën prej 1 Milion Euro

Për “kokën” e Durim Bamit duket se ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka ishte gati të paguante një shumë prej 1 milion euro. Detaji është zbuluar në zbardhjen e bisedave mes dy personazheve të njohur të krimit, Emiljano Shullazit dhe të fortit të Selenicës, Satilno Basho.

“Se për atë mbushin 1 miljon euro”, i drejtohet Emiljano Shullazi të fortit të Selenicës, duke shtuar se për vrasjen e Durim Bamit mund të përfitojnë nga 100 mijë euro.

Ai i kërkon të marrë informacion në lidhje me personat që kanë vrarë shtetasin Edison Harizaj.

“Duhet me gjetë atë që ka gjuajtur vëlla se zbën. Pra ti thua “Cipuri” (Armando Sulejmani) me vëllain e “Buzderrit” kanë gjuajtur”, thotë Shullazi.

“Më datë 24.05.2020 shtetasi Emiljano Shullazi komunikon me shtetasin Satilno Basho dhe diskutojnë

Në vazhdimësi e pyet për shtetasin Durim Bami dhe i shpjegon që për vrasjen e tij mund të marrim 1000 000 euro….me atë Durim Bami, është ai nga Fush Kruja, di ndonjë që ka muhabet andej nga Vlora? Se për atë mbushin 1 miljon euro. Ktë muhabet e bëj me ty dhe nuk dua që ta marri vesh njeri ca flasim bashkë. Dur Bami të pret në besë duke ngrënë bukë, ai ka njëqind hasmër, do bëj festë policia. As nuk do e kërkoj njeri atë muhabet. Po hic arrestin një herë, se kam rob unë atje që të afrojë. Biseda vazhdon përsëri në lidhje me marrjen e informacioneve në lidhje me personat që kanë vrarë shtetasin Edison Harizaj, …duhet me gjetë atë që ka gjuajtur vëlla se zbën. Pra ti thua “Cipuri” (Armando Sulejmani) me vëllain e “Buzderrit” kanë gjuajtur”, thuhet në përgjimet në dosje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...