34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Zelensky: “Deri në 60 milionë tonë grurë mund të mbesin të bllokuar në Ukrainë, do të jemi më të vërtetë në situatë shumë të vështirë”

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se deri në 60 milionë tonë grurë mund të mbesin të bllokuar në Ukrainë, nëse vendi vazhdon të përballet me bllokadë të eksportit.

“E dini, aktualisht 22 milionë tonë janë bllokuar. Presim që deri në vjeshtë të bëhen 60 milionë ton. Atëherë do të jemi më të vërtetë në situatë shumë të vështirë. Ne jemi të interesuar për eksport. Duam që fermerët tanë të vazhdojnë të punojë për vitin e ardhshëm”, deklaroi presidenti ukrainas, duke shtuar se puna do të mund të vazhdojë vetëm nëse hapen rrugët për eksport.

Zelensky shtoi se po punon me Kombet e Bashkuara për të hapur një korridor, prej të cilit Ukraina do të mund të eksportonte grurë nga portet e saja në Detin e Zi.

“Nga ana jonë, shteti ukrainas nuk po humb kohë dhe ne po punojmë në rrugë të ndryshme hekurudhore dhe porte lumore për eksport”, shtoi ai.

Ukraina është nder shtetet me më së shumti kultura bujqësore në Evropë. Deri para fillimit të pushtimit rus, ka qenë ndër furnizuesit më të mëdhenj me grurë. Me nisjen e luftës, Rusia bllokoi daljet ukrainase, duke ia pamundësuar eksportin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...