30.8 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Zelensky i hapur për bisedime të drejtpërdrejta me Putinin për paqen në Ukrainë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi në një intervistë të martën se do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime të drejtpërdrejta me Vladimir Putinin, për t’i dhënë fund luftës gati trevjeçare mes Ukrainës dhe Rusisë.

Komentet e Zelensky-it erdhën në një moment kyç, mes spekulimeve për një nisje të mundshme të negociatave, veçanërisht me ish-presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka premtuar t’i japë fund konfliktit, duke fituar gjithnjë e më shumë terren në politikën amerikane.

Nëse kjo është e vetmja mënyrë për të sjellë paqe për qytetarët e Ukrainës dhe për të shmangur humbjen e mëtejshme të jetëve, patjetër që do të shkoj,” u shpreh Zelensky në intervistën me gazetarin britanik Piers Morgan.

Ai shtoi se nëse një takim i tillë do të ndodhte, ai do të shoqërohej nga katër persona, por nuk specifikoi identitetin e tyre. Megjithatë, Morgan kishte përmendur më herët një bisedim hipotetik mes përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë, BE-së dhe SHBA-së.

“Nuk do të jem i sjellshëm me të. E konsideroj atë një armik dhe besoj se ai më konsideron një armik gjithashtu,” theksoi Zelensky.

Nga ana tjetër, Moska ka shprehur gatishmëri për negociata, por Vladimir Putin ka përjashtuar çdo mundësi për një bisedë të drejtpërdrejtë me Zelensky-n. Ndërkohë, të dyja palët po vazhdojnë luftimet për të fituar avantazh përpara çdo procesi të mundshëm paqeje.

Zelensky pranoi gjithashtu se Ukraina ka vështirësi të frenojë avancimin e forcave ruse, dhe se nuk ka gjasa të rimarrë të gjitha territoret e humbura.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...