17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Zgjedhjet Presidenciale në Kroaci: Tetë kandidatë në garë për postin e presidentit

Në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 29 dhjetor në Kroaci, do të garojnë tetë kandidatë. Komisioni Shtetëror Zgjedhor (DIP) i Kroacisë ka bërë një deklaratë zyrtare lidhur me zgjedhjet presidenciale, duke konfirmuar se të gjithë kandidatët kanë plotësuar kriteret e nevojshme për të marrë pjesë në këtë garë.

Mes kandidatëve është edhe presidenti aktual Zoran Milanoviç, i cili mbështetet nga Partia Social-demokrate (SDP), ndërsa Unioni Demokratik Kroat (HDZ), i qendrës së djathtë dhe partia në pushtet, ka propozuar ish-ministrin e Arsimit, Dragan Primorac.

Po ashtu, ndër kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhje janë edhe Ivana Kekin nga aleanca “Mundemi”, Miro Bulj nga aleanca “Ura”, Branka Lozo nga partia “Atdheu” dhe “Tubimi Kombëtar”, si dhe kandidatët e pavarur Niko Tokiç Kartelo, Marija Selak Raspudiç dhe Tomislav Jonjiç.

Sipas sondazheve të fundit të zhvilluara në Kroaci, Milanoviç dhe Primorac janë të mundshëm për të kaluar në raundin e dytë të zgjedhjeve. Milanoviç, që ka pasur përballje të ashpra me HDZ-në dhe kryeministrin Andrej Plenkoviç, është shprehur se “Plenkoviç, ne e dimë se ju përbëni kërcënim për demokracinë e vendit. Që nga tani lamtumirë edhe emrit që keni paraqitur për kandidat”. Nga ana tjetër, Primorac ka theksuar se nuk dëshiron të takohet me Milanoviçin për shkak të retorikës së ashpër të shumë liderëve të BE-së.

Një tjetër kandidat që tërheq vëmendjen është Ivana Kekin, e cila është bashkëshortja e një prej anëtarëve të një grupi muzikor në Kroaci.

Nëse asnjë kandidat nuk arrin të fitojë më shumë se 50 përqind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve, dy kandidatët që do të marrin më shumë vota do të kalojnë në raundin e dytë, i cili do të mbahet më 12 janar. Rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve pritet të shpallen natën e 29 dhjetorit.

Zgjedhjet presidenciale në Kroaci mbahen çdo pesë vjet dhe një individ mund të ushtrojë detyrën e presidentit jo më shumë se dy mandate.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...