33.7 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Zjarr masiv në Sardenjë, mbi 140 pushues shpëtohen nga deti në Villasimius

Sardenja po përballet me një tjetër ditë dramatike, ndërsa zjarret vijojnë të përhapen në disa zona të ishullit. Situata më kritike është regjistruar pranë plazhit Molentis, në Villasimius, ku flakët janë afruar rrezikshëm pranë bregdetit, duke bllokuar rrugët e evakuimit dhe duke vënë në rrezik jetën e qindra pushuesve.

Mediat italiane raportojnë se ndërhyrja e menjëhershme e Rojeve Bregdetare të Cagliarit dhe e njësive detare speciale ka bërë të mundur shpëtimin e mbi 140 personave përmes detit. Vetëm me patrullën bregdetare “Cp320” u evakuuan 102 pushues, ndërsa 39 të tjerë u shpëtuan nga mjetet e policisë financiare.

Operacionet e shpëtimit u vështirësuan nga erërat e forta që kanë përfshirë jugun e ishullit, duke përhapur flakët me shpejtësi. Në përpjekje për të dalë nga zona, shumë qytetarë u drejtuan tek makinat e parkuara afër plazhit, por mbi 200 automjete mbetën të rrezikuara dhe disa prej tyre u përfshinë nga zjarri.

Autoritetet lokale dhe ekipet e emergjencës po punojnë pa ndërprerje për të kontrolluar vatrat dhe për të evakuuar plotësisht zonën, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...