10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Zjarr në urgjencën e re të QSUT-së, gjatë mëngjesit, janë evakuar direkt pacientët

Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në urgjencën e re të QSUT-së. Shkaku i flakëve është një defekt në bateritë e serverëve, të cilat ndodheshin në katin -1. Forcat zjarrfikëse kanë reaguar menjëherë dhe kanë vendosur flakët nën kontroll, duke evakuuar të gjithë pacientët, të cilët aktualisht ndodhen në ambiente të tjera të QSUT-së dhe po marrin trajtimin normalisht.

Drejtoresha e QSUT, Albana Fico, në një deklaratë për mediat, siguroi familjarët se asnjë prej pacientëve nuk ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore. “Kemi lëvizur pacientët brenda QSUT për siguri, dhe ata po trajtohen pa ndonjë ndryshim të parametrave të tyre,” tha Fico.

Pas një mbledhjeje me ministren e Shëndetësisë, është vendosur që rastet e urgjencave do të devijojnë tek spitali i Traumës dhe spitali ‘Shefqet Ndroqi’. Forcat zjarrfikëse kanë evakuuar edhe personelin, dhe nuk raportohet të ketë probleme me pajisjet shëndetësore.

Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka reaguar duke theksuar se situata është nën kontroll dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Urgjenca, e inauguruar një vit më parë, vijon të monitorohet për të siguruar që gjendja të mbetet e qetë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...