24.4 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Zjarri në pallat ne Tiranë/ Ish-banorja e ‘Ferma VIP’: ‘Unë dhe familja ime jemi mirë’

Ish-konkurrentja e Ferma VIP, Gloria Meshi, ka reaguar pas zjarrit që përfshiu një pallat shumëkatësh në Tiranë, duke konfirmuar se ka qenë banore në atë ndërtesë gjatë ngjarjes.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se ajo dhe familja e saj janë në gjendje të mirë, duke falënderuar ndjekësit për mesazhet dhe shqetësimin.

“Përshëndetje, faleminderit për çdo mesazh që më keni dërguar për zjarrin e rënë. Unë dhe familja ime jemi mirë, faleminderit Zotit…”

Ajo shton se për shkak të dëmeve të shkaktuara nga zjarri, do të jetë e pamundur të vijojë aktivitetin e saj online për disa ditë, përfshirë bashkëpunimet e planifikuara.

Në një tjetër reagim, Meshi ka vlerësuar ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës, duke theksuar rrezikun me të cilin janë përballur zjarrfikësit dhe policia gjatë operacionit.

“Kam parë lajme e komente për zjarrfikës e punonjës policie, por askush s’e di se sa kanë rrezikuar jetën… 7 prej tyre u asfiksuan dhe shkuan në urgjencë…”

Sipas saj, situata ka qenë shumë e rëndë për shkak të flakëve të forta dhe tymit të dendur, ndërsa ka kërkuar më shumë vlerësim për punën e shërbimeve të emergjencës.

Ngjarja në Tiranë shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërhyrje të gjerë të forcave zjarrfikëse dhe policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...

“Me krenari dhe ndërgjegje të qetë po mbyll një kapitull të rëndësishëm”/ Jep dorëheqjen...

0
Drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, duke e bërë publik vendimin përmes një postimi në rrjetet...

SPAK sekuestron pasuri me vlerë 150 milionë euro/ Mes tyre edhe hoteli luksoz “Zig...

0
Një nga operacionet më të mëdha kundër pastrimit të parave është zhvilluar këtë të mërkurë nga SPAK, e cila ka sekuestruar pasuri me vlerë...

“Dënimi është i pabazë dhe i pakuptimtë”/ Djali i Jair Bolsonaros dënohet me burg...

0
Eduardo Bolsonaro është dënuar nga Gjykata Supreme e Brazilit me 4 vjet e 2 muaj burg, pasi u shpall fajtor për përpjekje për të...

Aksident në autostradën Fier–Lushnjë/ Fuoristrada përplaset me kamionçinën te rrethrrotullimi i Kolonjës, dy të...

0
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Fier–Lushnjë, në zonën e rrethrrotullimit të Kolonjës, në kahun e lëvizjes drejt Lushnjës. Sipas informacioneve...