Një banesë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, ndërsa sipas informacionit paraprak dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga verifikimet e para rezulton se zjarri ka djegur një dhomë dhe kuzhinën e banesës, duke shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohen persona të lënduar. Autoritetet vijojnë verifikimet për të përcaktuar saktësisht shkaqet e zjarrit.






