26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

111 kilogramë kokainë drejt tregut italian, arrestohen tre persona mes tyre një shqiptar: Droga fshihej në kabinën e kamionit

Një operacion i Guardia di Finanza në Itali ka çuar në sekuestrimin e më shumë se 111 kilogramëve kokainë, rreth 19 mijë eurove cash dhe arrestimin e tre personave, mes tyre edhe një shtetas shqiptar.

Aksioni u zhvillua nga efektivët e Komandës Provinciale të Ankonës, të cilët kishin vënë në vëzhgim një automjet të dyshimtë që lëvizte nga Ankona drejt zonës periferike të Parmës.

Gjatë ndjekjes, hetuesit konstatuan një shkëmbim të dyshimtë çantash të mëdha mes automjetit dhe një kamioni që ishte afruar pranë tij. Pas kontrollit të mjeteve, autoritetet zbuluan se lënda narkotike ishte fshehur në një hapësirë të posaçme të krijuar në kabinën e kamionit.

Brenda saj u gjetën 100 pako kokainë, me peshë totale mbi 111 kilogramë.

Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza, nëse sasia e sekuestruar do të përpunohej dhe hidhej në treg, ajo do të sillte përfitime të paligjshme që arrijnë rreth 20 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorisë së Parmës, u arrestuan dy personat që ndodheshin në automjet dhe drejtuesi i kamionit. Sipas autoriteteve, të tre personat janë me origjinë shqiptare dhe rumune.

Të arrestuarit janë dërguar në burgun e Parmës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë rrjetin e dyshuar të trafikut të drogës dhe personat e tjerë të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...