27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

1283 raste të reja me koronavirus dhe 6 humbje jete në Kosovë

Kosova ka regjistruar gjashtë viktima dhe 1283 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur të dielën Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja dolën pas testimit të 6,696 mostrave. Sipas kësaj shifre, del se 19.16 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë me sëmundjen COVID-19.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 4,397 pacientë, tha Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus janë 26,977. Sa i përket vaksinimit, në 24 orët paraprake janë administruar 1,239 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë, aktualisht me dy doza të vaksinës janë imunizuar 808,218 persona.

Qytetarët nga mosha 12-vjeçare mund të imunizohen kundër koronavirusit, ndërkaq, personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën e tretë apo atë përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Në Kosovë përdoren dy lloje vaksinash, ajo e AstraZenecas dhe e Pfizer/BioNTech.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...