22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Presidenti Meta dekoron “Mjeshtër i Madh” dy sportistët e kampionët Rando Kukeli dhe Marin Meksi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” dy “bodybuilders” të shquar shqiptarë, zotin Rando Kukeli “Në shenjë vlerësimi për kontributet e shënuara në sportin e ‘bodybuilding-ut’, si sportist kampion dhe trajner me rezultate të shkëlqyera, të arritura në veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare”; si dhe zotin Marin Meksi: “Me mirënjohje për kontributet e spikatura si kampion absolut në sportin e ‘bodybuilding-ut’, profesionist dhe ‘fitness-it’, duke shënuar rezultate të shkëlqyera në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.”

MESAZHI I PRESIDENTIT META
“Është kënaqësi e veçantë të nderoj dy sportistë të një sporti, që trupin e kthen në një vepër arti.
Suksesi i kësaj gare të bukur sportive është meritë e këmbënguljes dhe pasionit të mësuesve dhe trajnerëve, që iniciuan këtë disiplinë të re sportive për vendin tonë, në mënyrë profesionale.

Rando Kukelin që e vlerësojmë me Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, ka një karrierë të gjatë sportive, në sportin e peshëngritjes dhe bodybuilding-ut, me shumë tituj dhe medalje të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare.

40 vite të karrierës së tij e kanë shndërruar në një simbol të sportit tonë dhe në një figurë frymëzuese për sportistët më të rinj.

Rando ka mbajtur titullin kampion absolut në sportin e ‘Bodybuilding-ut’.

Si sportist i kombëtares shqiptare prej vitit 1996 deri në vitin 2005, ka përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, i kualifikuar shpesh herë në finale.

Ai ka punuar me përkushtim si trajner fitness-i, duke trajnuar shumë të rinj sportistë, të cilët kanë arritur rezultate shumë të mira.

Ai vazhdon të japë kontributin e tij si pedagog në modulet e fitness dhe sporteve të forcës që nga viti 2012, pranë Fakultetit të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, në Universitetin e Sporteve në Tiranë.

Në vijim të këtyre kualifikimeve në vitin 2018, ai ka marrë titullin ‘Doktor i Shkencave Sportive’.

Marin Meksit, që gjithashtu i akordojmë Titullin e lartë ‘Mjeshtër i Madh’, ka një karrierë sportive mbi dy dekada, me një kontribut të shquar në sportin e ‘Bodybuilding-ut’ dhe ‘Fitness’.

Ai është titullar i këtij sporti, si nën kampion në vitin 2006 dhe kampion në vitin 2007 të kategorisë ‘Junior Bodybuilding’.

Ai u shpall finalist në Kampionatin Ballkanik në 2006, atë Mesdhetar në vitin 2007, si dhe në Kampionatin Evropian të ‘Bodybuilding-ut’ në Rusi.

Arritjet e tij të fundit që shënojnë dhe mbylljen e karrierës si profesionist në këtë sport, janë në garën e Kupës së Shqipërisë, ku fitoi titullin kampion në kategorinë 80 kg.

Kulmi i suksesit të tij u arrit në nëntor në Kampionatin Botëror të kupës ‘Diamond Cup’ në Portugali, ku shpallet kampion bote në kategorinë ‘Mens Classic Bodybuilding’ si dhe vendin e katërt në kategorinë ‘Absolute Classic Bodybuilding’.

Gjithashtu ai shërben edhe si Diplomat në shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë prej gati dy dekadash, në misione diplomatike të suksesshme, ku është vlerësuar për kontributin e tij.

Ndaj, dekorimi për këto dy figura të shquara të ‘Bodybuilding-ut’ dhe ‘Fitness-it’, është një vlerësim për pasionin dhe rezultate e tyre, që futën këtë disiplinë sportive, në historinë e bukur të sportit tonë.

Po dhe dy personalitet që dekorojmë, janë një mesazh për të gjithë prindërit, që t’i lënë fëmijët të ecin në këtë rrugë, sepse mund t’u bëhen kampion, por mund t’u bëhen dhe intelektual shumë të mirë dhe shumë të dobishëm për shoqërinë.”

opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...