33.9 C
Tiranë
Friday, September 11, 2026

‘200 mijë vende pune në rrezik’/ Allianz Trade paralajmëron pasoja nga lufta në Iran për Gjermania

Më shumë se 200 mijë vende pune në Gjermania mund të rrezikohen gjatë këtij viti si pasojë e ndikimeve ekonomike të luftës në Iran, sipas një raporti të Allianz Trade, të cituar nga transmetuesi gjerman n-tv.

Kompania e sigurimit të kredive paralajmëron se rritja e falimentimeve të bizneseve mund të çojë në humbje masive të vendeve të punës. “Konflikti në Lindjen e Mesme tashmë po ka një ndikim të rëndësishëm në Gjermani dhe lufta tregtare me SHBA-në ende nuk ka përfunduar”, deklaroi Milo Bogaerts, drejtues për Gjermaninë, Austrinë dhe Zvicrën.

Sipas parashikimeve, falimentimet në Gjermani pritet të rriten me 2.4% gjatë këtij viti, duke arritur në rreth 24,650 raste – niveli më i lartë në 14 vitet e fundit.

Të dhënat nga Zyra Federale e Statistikave tregojnë se gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 24,064 falimentime, një rritje prej rreth 10.3% krahasuar me vitin pararendës.

Ndërkohë, shefja ekzekutive e kompanisë, Aylin Somersan Coqui, theksoi se në nivel global pritet një rritje prej 6% e falimentimeve të bizneseve, e ndikuar ndjeshëm nga tensionet gjeopolitike.

Ekspertët vlerësojnë se lufta në Iran po rrit presionin mbi sektorë kyç si transporti, industria kimike dhe metalet, për shkak të kostove të larta të energjisë.

Megjithatë, sipas projeksioneve, situata mund të përmirësohet në vitin e ardhshëm, me një rënie të mundshme prej 2% të falimentimeve në Gjermani, në rreth 24,150 raste, nëse tensionet zbuten dhe masat ekonomike japin efekt.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plas skandali me arratisjen e Ergys Agasit: Pikëpyetjet e mëdha për drejtoren Vlora Hyseni...

0
Tiranë — Një stuhi e fuqishme dyshimesh, pyetjesh të pashpjeguara dhe heshtjeje zyrtare ka mbuluar godinën e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK), pas shpalljes në...

Zbardhen prapaskenat e reja të ekzekutimit të Ferdinant Hotit: Hetimet përqendrohen te larja e...

0
Padova (Itali) — Detaje të reja e tronditëse kanë dalë në dritë nga hetimet e ethshme që po kryejnë Karabinierët e Padovës mbi vrasjen...

PD-ja ngre alarm për trafikanët e armëve: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar pas audiopërgjimeve të...

0
Tiranë — Partia Demokratike ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se do të kërkojë edhe ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë për zbardhjen...

“Mbi 5,200 hektarë të djegur vetëm në korrik-gusht!”/ Zjarret pushtuan Himarën e Shkodrën, ekspertët...

0
Tiranë — Shqipëria po përballet me një rritje serioze të rrezikut nga zjarret si pasojë e ndryshimeve klimatike, ndërsa ekspertët e mjedisit ngrenë pikëpyetje...

Rama i përgjigjet ashpër Partisë Demokratike Europiane: Po minimizoni dhunën e protestuesve

0
Tiranë — Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një tjetër replikë të fortë ndaj Partisë Demokratike Europiane (PDE), duke i akuzuar përfaqësuesit e saj për...