21.2 C
Tiranë
Wednesday, June 10, 2026

“37% e procedimeve nga SPAK janë iniciuar nga vetë institucioni” – Ministri i Drejtësisë Toni Gogu: 33 milionë euro pasuri të sekuestruara

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë fjalës së tij në prezantimin e rekomandimeve para Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela dhe drejtuesit të SPAK, ka theksuar se kriminaliteti rrugor duhet të trajtohet me fokus të shtuar.

Sipas Gogut, 37% e procedimeve të SPAK janë iniciuar me vetë nismë të institucionit, ndërsa ka pasur një rritje prej rreth 20% krahasuar me vitin 2024. Ai shtoi se çështjet e mbartura janë reduktuar ndjeshëm dhe para afateve të vendosura.

“Gjatë vitit 2025, ka tendenca që meritojnë vëmendje. Nga SPAK, 37 përqind e procedimeve janë regjistruar nga vetë institucioni, ka një rritje prej gati 20 përqind në raport me 2024. Çështjet e mbartura janë reduktuar ndjeshëm dhe para afatit që kishte vendosur SPAK. Vlera e aseteve të sekuestruara arrin në gati 33 milionë euro. Mbi 50 përqind e zyrtarëve të hetuar nga SPAK janë dërguar në gjykatë. 182 procedime korrupsioni janë nga Prokuroritë e zakonshme. Prokurorë dhe oficerë kanë ndjekur trajnime për të luftuar korrupsionin. Shërbimi prokurorial ka ecur në shumë tregues. Konfiskimet përfundimtare kanë nevojë për vëmendje të shtuar”, u shpreh Gogu.

Gogu gjithashtu kërkoi që qeveria të shqyrtojë ngritjen e një njësie të posaçme për hetimin e krimit kibernetik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Më kërkoi të fikja dritat, do nxirrte një frigorifer’ – Dëshmia në gjykatë për...

0
Në Gjykatën e Tiranës ka dëshmuar Enea Zyferi, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg” për akuzën e përkrahjes së autorit të...

“5 të arrestuar në Kosovë pas hetimit 3-vjeçar me Europol – si u zbërthyen...

0
Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar, i cili dyshohet se ka trafikuar drogë...

Tiranë: 24-vjeçari turk zhduket, nisin kërkimet pas denoncimit të mikeshës

0
Një shtetase turke ka raportuar humbjen e kontakteve me një 24-vjeçar, i cili prej disa ditësh rezulton i zhdukur në Tiranë. Sipas saj, i riu,...

Balluku nga Apollonia: “Pa rrënjët dhe kujtesën historike nuk ndërtohet e ardhmja”

0
Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka zhvilluar një aktivitet në Apolloni, ku ka theksuar rëndësinë e kujtesës historike...

Kryeministri Rama reagon ndaj pretendimeve për “shitjen e ishujve”: “Është kaq shqetësuese kur kalon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj lajmeve dhe diskutimeve të fundit në media dhe rrjete sociale, të cilat pretendojnë se qeveria shqiptare po shet...